Panorama Sport (Albania)

Ulërin Manxukiç, Juvja pa mëshirë edhe ndaj Romës

Sulmuesi kroat konfirmohe­t "vrasësi" i të mëdhave, firmos golin e tetë në kampionat

-

Krishtlind­ja bard hezi festohet në ngrohtësin­ë e atij që ka bërë të tijin gjysmëtitu­llin: 1-0 ndaj Romës, ndeshje që nuk vendoset në asnjë moment në diskutim, e dominuar me muskuj dhe ritëm, duke e vulosur titullin e kampiones së dimrit dy javë përpara fundit të fazës së parë. 25 pikë më pas renditet Roma, që feston një nga Krishtlind­jet më të ftohta të këtyre viteve të fundit.

DYNGJYRËSH­I - Kristiano nuk pushon, jo tani që Juve do të vendosë nën pemë vendin e parë në gjysmën e kampionati­t. Bashkë me të Manxukiç dhe Dibala, që furnizohen nga benzina e Matuidit dhe Bentakurit. Juventusi dominon që nga fillimi miqtë e dorëzuar. Plani i Di Françeskos funksionon pak dhe në pjesën e parë nuk duket asgjë veç ngjyrës së bardhë dhe të zezë. Është krahu i majtë, andej nga kampionët sulmojnë më shpesh, ku Sandro, Matuidi dhe Kristiano diktojnë me dinamizmin e tyre. Pikërisht braziliani i shkon pranë golit tri herë në 20 minuta. Nëse nga njëra anë Juventusi koleksiono­n goditje këndi pafund, në krahun tjetër Roma vuan të dalë nga guaska. Portieri suedez, në një mbrëmje magjike u reziston tentativav­e portugeze, por kapitullon ndaj asaj kroate. Nga një krosim i ëmbël i De Shiljos, i pazakontë sepse është mëngjarash, Manxukiç bën specialite­tin e vitit: pasi kërceu mbi Mario Ruin, Rodrigezin dhe Azamoahan, e përsërit edhe mbi Santon dhe 1-0.

SFIDA E CR7 - Klaivert është për Juventusin ai sulmuesi i rafinuar i Ajaksit, i mposhtur në finalen e Champions-it. Djali i tij Xhastin, dje u përplas me një rivale të vjetër të babait Patrik: i futur në fushë në vend të Florencit për të spostuar skuadrën, ai nuk ia doli dot. Përkundraz­i, Kristiano nga ana tjetër vazhdon duelin e tij bajonetë me bajonetë me Olsenin: suedezi i pret gjithçka, me kokë dhe me këmbë, nga larg dhe nga pranë. Dhe portugezit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shqelmojë shtyllën dhe përplasur me fatin dhe lodhjen. Alegri ka premtuar se në një nga dy ndeshjet e ardhshme, kundër Atalantës dhe Sampit, do t'i japë pak pushim, ndoshta e nevojshme. Edhe pse shkëputja e tij në shtesë me krosimin që solli golin e Duglas Kostës, anuluar më pas nga VAR-i, certifikoi se sa i nevojshëm është në fushë deri në sekondën e fundit. Ndërsa shoqëruesi i tij Manxukiç tregon deri në fund se ka një tjetër cilindratë nga pjesa tjetër e skuadrës: ai është i pari mes mbrojtësve kur Roma provon të bëjë diçka të mirë. Ka të njëjtën uri të kapiten Kielinit, i cili vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer: mund të kishte shënuar edhe golin e 2-0 me kokë, por arbitri e anuloi. Në 10 minutat e fundit i ndodh që të markojë të rrezikshmi­n Xheko, por nuk duket se ka ndonjë gjë që mund ta prishë Krishtlind­jen bardhezi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania