Panorama Sport (Albania)

“Babagjyshi” Riberi dhuron vendin e dytë

Francezi realizon një dopietë ndaj Ajntraht Frankfurti­t

-

Shënon sërish Frank Riberi dhe Bajerni arrin të fitojë edhe ndeshjen e radhës ndaj Frankfurti­t në transfertë. Dy herë francezi, që më pas shoqërohet edhe nga goli i Rafinjës, hedhë në tapet ishskuadrë­n e trajnerit Niko Kovaç që tani duket se ka gjetur formulën e duhur për suksesin e skuadrës kampione të Gjermanisë.

PJESA E PARË Ndeshja nis mirë për skuadrën e Bajernit, e cila kontrollon ndeshjen edhe pse rasti i parë i rrezikshëm është i skuadrës vendëse. Joviç shumë pranë portës, godet, por topi kalon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të Nojerit. Më pas është Alaba që provon në minutën e 13të, por është portieri ai që ndalon gjuajtjen. Goli i parë i ndeshjes do të vinte në minutën e 35-të. Robert Levandovsk­i pason bukur për Frank Riberi në qendër të zonës dhe ky i fundit nuk e ka të vështirë të shënojë. 0-1 dhe Bajerni shkon në dhomat e zhveshjes në avantazhin e një goli.

PJESA E DYTË

45 minutat e dyta janë një kopje e pjesës së parë. Loja është nën kontrollin e bavarezëve, të cilët me golin e shënuar në pjesën e parë janë më të qetë. Skuadra e Frankfurti­t mundohet të kapë në befasi lojtarët bavarezë, të cilët janë vendosur shumë mirë në mbrojtje dhe nuk lënë hapësira prapa. Në minutën e 79të është sërish francezi Frank Riberi ai që shënon golin e dytë për skuadrën e Bajernit. Mesfushori kombinon bukur në hyrje të zonës me Kimish dhe më pas godet drejt portës. Topi i devijuar nga njëri prej mbrojtësve vendës përfundon në rrjetë. Vetëm 10 minuta më pas është Rafinja ai që shënon edhe golin e tretë për skuadrën e Kovaçit, i cili arrin të fitojë ndaj ish-skuadrës së tij. Pjesa tjetër e mbetur nuk sjell më asnjë ndryshim në rezultat, me bavarezët që arrijnë fitoren e pestë radhazi në Bundesligë, duke u ngjitur në vendin e dytë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania