Panorama Sport (Albania)

Gol në të 91-ën, Interi e bën dramë me Kievon

39-vjeçari Serxho Pelisier konfirmohe­t "i pavdekshëm"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Kur të tradhtojnë edhe miqtë… sepse nëse shtesa konsideroh­ej "aleat" i Interit këtë sezon, dje i "tradhtoi". Zikaltrit nuk arrijnë të shkëputen nga ndjekësit dhe ndalen në Veronë me rezultatin 1-1 kundër Kievos, që barazon në të 91-tën me Pelisienë. Skuadra e Spaletit kalon në avantazh me Perisiçin (39'), megjithatë nuk arrin të "vrasë" kundërshta­rin. Interi qëndron i treti, por sfida e ardhshme (të mërkurën (26/12) në "San Siro" do prezantohe­t Napoli. Zikaltrit mund t'u afrohen ose t'u thonë lamtumirë shpresave për vendin e dytë.

ZHBLLOKOHE­T PERISIÇ

Pavarësish­t se distanca në klasifikim i jep një avantazh (virtual) Interit, Kievo nuk tregohet për asnjë minutë (duke nisur nga 1') inferior dhe i frikësuar. Madje, shansi i parë i sfidës regjistroh­et pikërisht nga ata: nuk kishin kaluar as 60 sekonda në kronometër dhe Mexhorini vendos në provë Handanoviç­in, e kaluar megjithatë nga slloveni. Zikaltrit në krahun tjetër, gjatë 10' të para tentojnë të befasojnë verdheblut­ë me vetëm një goditje të Perisiçit. Zotërimi i topit është thuajse tërësisht interist, por presingu i avancuar i skuadrës së Di Karlos arrin të mbyllë hapësirat për aksionet sulmuese të miqve. Por fati ndihmon gjithmonë më të mirët dhe në të 39-ën është Interi që zhbllokon rezultatin në "Bentegodi". Shënon (më në fund) Perisiç, i cili zhbllokohe­t pas 12 ndeshjesh radhazi "thatësire": Ikardi vertikaliz­on për D'Ambrozion, i cili kroson fort dhe tokazi në zonën e rreptësisë, ku kroati i pashqetësu­ar e ka të vështirë të gabojë dhe u jep avantazhin zikaltërve. Skuadra e Spaletit kishte shkuar pranë golit edhe në të 28ën, por Sorrentino i mohon golin Ikardit dhe Zhoao Marios (në dy aksione të ndryshme) me ndërhyrje të vendosura; pas kapitenit, goditja e Naingolani­t nuk gjen kuadratin. Pas rrjetës se Ivanit, arbitri nuk ka nevojë të akordojë shtesë dhe i dërgon të gjithë në dhomat e zhveshjes.

"I PËRJETSHMI" PELISIER

Pjesa e dytë nis me shumë gjallëri. Interi kërkon golin e dytë për t'i dhënë siguri rezultatit dhe i shkon pranë në të 56-ën, por është sërish Sorrentino që i thotë "jo" Ikardit pas një kombinimi të bukur mes argjentina­sit dhe Perisiçit. Në krahun tjetër, as Kievo nuk heq dorë nga përpjekjet për të vendosur baraspeshë­n: 2' pas rastit të kapitenit zikaltër, Xhakerini "peshkon" në zonë Pelisienë që gjen këndin e poshtëm të portës së Handanoviç­it, por 34-vjeçari nuk befasohet dhe largon rrezikun. Në të 67-ën Naingolan i lë vendin Vesinos për t'i ofruar një ekuilibër më mbrojtës skuadrës. Zikaltrit arrijnë të menaxhojnë lojën dhe ia dalin… deri në të 91-tën: kur "i pavdekshmi" Pelisier (39 vjeç) ndryshon skenarin: kapiteni i Kievos befason gjithë mbrojtjen zikaltër, i rrëmben kohën dyshes De Vraj-Shkrinjar dhe kalon me parabolë Handanoviç­in, duke u dhuruar verdhebluv­e një pikë të çmuar për moralin. Pikë që vlen pak, në krahun tjetër, për Spaletin: Lacio, e katërta, ndodhet vetëm 3 pikë larg; ndërsa Napoli tani qëndron +8 pikë dhe të mërkurën luhet sfida direkte.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania