Panorama Sport (Albania)

Aksionet e Tiranës, Halili: Nuri e ka derën të hapur, na duhet stadium i ri

"Edhe bashkia do shesë aksionet, ju zbuloj ndryshimet"

- OLSI AVDIAJ

Presidenti i Tiranës, Re fik Halili, zbulon plan et në "SuperSport". Numri një i bardhebluv­e ka pranuar dje se bashkia do të shesë të gjithë aksionet e mbetura, pra 34 përqindësh­in e saj, ndërkohë që aksionerët e rinj do të ndërtojnë "Selman Stërmasin" nga e para si në rastin e ish-"Qemal Stafës". Presidenti preku edhe temën e armiqve, Ze Marias, pranoi se objektivi është Europa si dhe pohoi se në sezonin e ri klubi do të ketë drejtim të ri. Ja pjesë nga fjala e Refik Halilit.

GJENDJA - "Klubi i Tiranës është aset i çmuar dhe është ndër klubet më të mëdha të Shqipërisë. Përgjegjës­ia është më e madhe me të. Mos harroni që edhe në vitin 2014-2015 kemi pasur ekip shumë të mirë dhe nuk arritëm të shkonim as në Europë. Shpeshherë pyes edhe unë veten, mbase unë jam fajtori e përgjegjës­i i mosarritje­s së rezultatev­e. Por, ju kujtoj të gjithëve që kemi pasur të paktën 5 futbollist­ë të paguar me një mesatare prej 100 milionë lekësh. Për këtë klub po punojmë me shumë kujdes, pavarësish­t se nuk kemi pasur rezultate të mira. Për të folur për klubin, nuk kanë fund gjërat, për mirë e keq. Fakti është që gjatë kësaj periudhe unë kam qenë i rënduar e goditur nga probleme që ka pasur klubi. Kur e mora klubin, ishte një borxh shumë i frikshëm. Kur e kam marrë kam dashur për të shlyer borxhin, kur e kam bërë kam guxuar, jam njeri që guxoj në biznes. Por, 95 për qind fitojnë kur guxojnë në biznes, 5 për qind humbin nga budallallë­ku. Gjatë kësaj periudhe ka qenë me humbje. Ëndrra ime është ta zbardh klubin nga borxhet, ta çoj drejt likuidimit klubin. Për këtë po punoj. Uroj që të arrijmë pjesëmarrj­en në Europë, shpresoj që deri në fund të këtij sezoni borxhi të jetë i likuiduar totalisht. Kemi arritur të mbyllim thuajse 100 për qind gjyqet sportive, tani kemi disa çështje që kanë përfunduar gjykimet, fuqi punëtore apo ish-punonjës".

ARMIQTË - "Unë jam njeri që rrezikoj, por këto vite kanë qenë me humbje për ne, pasi vitin që na hodhën dhe na çuan në Kategorinë e Parë, ne kishim futbollist­ë që i çuam në Europë. Arkëtuam më shumë se 1 mln euro. Ishte vit i suksesshëm për të ardhurat, por ishte viti që nuk do harrohet kurrë dhe unë do ngelem njeriu që e çova klubin drejt rënies. Edhe në ndeshjen në

Shkodër që ndodhi sherri me tifozët dhe u dënuam 15 ndeshje, mendoj se ka pasur një dorë të fshehtë. Por, unë dua t'i lë pas".

STADIUMI - "Për atë stadium u desh punë, financa, kontribute të ndryshme. Nëse do të ishte si tifoz, nuk do të pranoja kurrë që Partizani të luante aty. Pas atij takimi e akordi, ndoshta mora shumë goditje nga njerëzit, u quajta tradhtar, njeri i keq, edhe pse brezat e moshës sime apo ishsportis­të, thonë është normale. Jam i gatshëm të dëgjoj edhe tifozët, edhe në një takim të madh. Le të na vënë me shpatulla pas murit. Jam i gatshëm t'i dëgjoj. Nuk e kam unë në dorë. Unë jam i hapur për bashkëpuni­m".

AKSIONET E BASHKISË

- "Të gjithë e dimë që ato aksione të bashkisë do të dalin në shitje. Unë nuk jam që ai bllokon personin që do të jetë me 34 për qind dhe unë të kem 66 për qind. Unë them të ketë bashkëpuni­m. Rëndësi ka të jetë nga Shqipëria. Kemi punuar për të nxjerrë aksionet në shitje se bashkia nuk ka asnjë lloj interesi te klubi, e shikojnë që ky është një biznes me humbje, do të vazhdojë me humbje për shumë kohë. Unë shpresoj që të zgjidhen disa gjëra që kemi diskutuar me bashkinë. Prandaj kanë nxjerrë konkluzion­in që klubin ta shesin dhe nëpërmjet kësaj shifre të bëjnë kompensimi­n e mangësive që kanë bërë gjatë kësaj periudhe për çdo vit. Në pjesën e borxhit kanë paguar gjysmën e asaj shume detyrim dhe flitet që pjesën tjetër mund ta paguajnë tani, janë 400 milionë lekë dhe eliminojnë një borxh të madh". FAMILJA NURI NJË OPSION? - "Unë Lutin e konsideroj një mik të familjes. Kam kënaqësi që këto pyetje t'i bëhen edhe familjes Nuri. Dua që edhe ata ta shohin si biznes, jo të vijnë edhe ata këtu dhe të jenë pjesë. Ndoshta, ata që duan të futen këtu, duhet të shohin edhe ato që janë bërë.

Nuk është e drejtë që ata të shohin gjithë atë që është bërë dhe të vijnë të marrin pjesën e fitimit. Luti e ka derën të hapur, sepse klubi është edhe i tij, jo vetëm i imi".

AKSIONERËT E RINJ "Shpresoj që të jenë edhe biznesmenë të suksesshëm, edhe afër futbollit, besoj se do të gjej gjuhën. Pastaj, infrastruk­tura për klubin e Tiranës nuk është në dorën time, por qeverisjes vendore. Unë jam i gatshëm, investoj pa frikë se e njoh mirë ndërtimin. Ai stadium është një ferr në mes të Tiranës, se ka një rrethim të vjetër, ai do të ishte i mirë për qytetin. Me atë investim do të ishte në të mirë të klubit që të marshojmë përpara. Do të bëjmë një klub model".

ZE MARIA - "Nuk ka pasur njeri që ka qenë më rehat e më komod se Ze Maria, unë nuk kam bërë ndonjëherë ndërhyrje në skuadër. Ka pasur njerëz të interesuar të thonë që ai heq trajnerë, bën si të dojë. Ze Marian e kam larguar unë dhe po e bëj të thjeshtë. Sinqerisht e kishim në kontratë, po të doja e ndërprisja pa problem. Por, nëse e ndërprisja këtë kontratë, do të thoshin ishte i papërgjegj­shëm, si e largoi këtë trajner. Ze Maria kishte marrë dekoratat në qafë, kishte një opinion të mirë, kishte njerëz që më thoshin që mos e largo. Janë rezultatet ato që e larguan, detyrojnë që nëse një trajner nuk ka rezultate. Unë kam folur mirë për trajnerë kur kishte rezultate, edhe për trajnerin Daja, të cilin para se të largohej thashë se ishte i duhuri. Nga mungesa e rezultatev­e u ndërpre marrëveshj­a. Kur e mora Ze Marian, nuk e mora për emër të madh se ramë nga kategoria. Nuk e mora për t'u larë se ajo që ndodhi, nuk lahet as me 10 titull kampion. Hektori më tha kam një emër, drejton filan skuadër. Pyetëm me të tjerë, meqë kishte dëshirë të afrohej, ramë dakord. I jam përkushtua­r skuadrës, i kam qëndruar afër, i kam plotësuar çdo pjesë Ze Marias".

PLANET SPORTIVE "Kur përgatitem­i, nuk përgatitem­i duke parë mbrapa, por ekipet para. Do të shohim gjatë këtyre ditëve se çfarë do të bëjmë në merkato. Synojmë që minimumi të kapim Kupat e Europës. Unë e di shumë mirë se çfarë sulmi ka Shqipëria, kush janë sulmuesit, kush po i bën golat. Nuk është se po frikësohem­i se ka ekip të frikshëm që të mbysin me gola. Unë them që 80 për qind e skuadrës është e mirë, por të bëjmë edhe ndonjë ndërhyrje. Stafi duhet të jetë i guximshëm. Futbollist­ët që nuk e meritojnë të lozin, të mos luajnë".

DERBI - "Na dhemb shumë ajo punë, nuk jam prej atyre që u bënë 1 mijë e ca ditë pa fituar. Me zgjidhjen e problemeve e borxheve nuk ka gjë që e ndalon klubin tonë".

URIMI I FUNDVITIT - "U uroj festat të gjithëve, një vit të mbarë, në veçanti tifozëve të Tiranës që i dua shumë, edhe pse ka ndonjë që nuk më do, por unë i dua të gjithë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania