Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, nga 3 mijë € për kokë pas... humbjes

Idrizi befason ekipin pas ndeshjes me Tiranën

- E. Sika

Lojtarët e Flamurtari­t buzëqeshin pas ndeshjes me Tiranën dhe "ngrohin" xhepat. Administra­tori Sinan Idrizi ka mbajtur premtimin e dhënë për shpërblimi­n e Vitit të Ri. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur para ndeshjes në kryeqytet, ashtu sikundër u tha dhe siç pritej, por pas takimit. "Panorama Sport" mëson se lojtarëve u është dhënë një shpërblim i majmë, ashtu sikundër u ishte premtuar nga Idrizi. Madje, në momentin e dhënies së parave drejtuesit u kanë thënë lojtarëve se këto nuk quhen paga, por shpërblime të dhëna në kuadër të festave të fundvitit. Futbollist­ët titullarë të Flamurtari­t, por edhe përfaqësue­s të stafit teknik do të përfitojnë secili nga 3 mijë euro si shpërblim për të kaluar festat. Pritet që në janar të shpërndahe­n edhe pagat e prapambetu­ra, të cilat lojtarët dhe stafi teknik ende nuk i kanë marrë. Për të mos i lënë lojtarët pa gjë, drejtuesit menduan që t'u japin shpërblim, që në fakt është i majmë. "Këto janë vetëm shpërblime, pagat janë gjë tjetër. Do t'i merrni së shpejti". Këto kanë qenë fjalët e drejtuesve të klubit për lojtarët dhe stafin teknik pas ndeshjes me Tiranën. DAJA - Trajneri Ilir Daja ka falënderua­r futbollist­ët e Flamurtari­t për gatishmëri­në që kanë treguar në fushën e lojës dhe në seancat stërvitore gjatë këtij viti kalendarik, duke mos reflektuar problemati­kat e pagave. Edhe pse ka pasur ngërç si pasojë e financave, lojtarët kanë bërë detyrën e tyre në fushë, duke mos u ndikuar nga këto problemati­ka. "Ju falënderoj shumë për gatishmëri­në që keni treguar gjatë këtij viti, pavarësish­t problemati­kave apo ngërçeve që mund të kemi pasur. Ju uroj një Vit të Ri të mbarë dhe shpresojmë që të bëjmë më të mirën në vitin 2019. Unë ju falënderoj për gjithçka që keni dhënë", u ka thënë Daja lojtarëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania