Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Vuajtëm në pjesën e parë, objektivi mbetet... Europa

Trajneri: Do blejmë lojtarë nëse gjejmë të duhurit

-

Bledi Shkëmbi ka rezerva për pjesën e parë, megjithatë vlerëson faktin që Teuta reagoi më së miri në të dytën. Gjatë intervistë­s së dhënë për "Gol pas Goli" pas këtij barazimi, trajneri konfirmoi se synimi mbetet vetëm Europa dhe rrëfeu se në merkato pret vetëm lojtarë cilësorë, në të kundërt mjaftohet me grupin që ka. I kënaqur me barazimin apo mendoni se keni lënë dy pikë? Lojën nuk e nisëm siç e kishim menduar, megjithatë bëmë një pjesë të dytë shumë të mirë. Kundërshta­ri pati disa raste dhe ne u ndëshkuam në një moment kur u rreshtuam gabim. Pse ky ndryshim në dy pjesë? Unë mendoj se meritë ka edhe kundërshta­ri, nuk na la të luanim shumë. Gabuam edhe vetë, e nisëm lehtë, ndryshe nga ndeshjet e tjera. Vuajtëm presionin e golit. Kur pësuam, nuk reaguam siç duhet. Prandaj pati 2 fytyra ndeshja. Aktivizimi i Vecajt solli kthesën e lojës... Po, e vërtetë, Vecaj bëri një ndeshje të mirë dhe ai ishte një nga lojtarët kryesorë që ndryshuan ritmin dhe i dha besim ekipit. Shpresoj që Vecaj të vazhdojë kështu, pasi hyn te lojtarët e rëndësishë­m për të ardhmen. Vendosja me 3 mbrojtës dhe 4 mesfushorë i dha pamje tjetër skuadrës. Mos ndjetë presionin e fitores? Nuk e di si iu është dukur juve, por me atë që pashë, ne humbëm duelet në pjesën e parë. Në çdo duel hynim me 50 për qind, jo me 100 për qind që ta fitonim ne topin. Këto rezultate pozitive na bënë që ta nisnim kaq thjesht. Edhe pse kemi folur gjithë javën që nuk kemi luksin të ndryshojmë. Zyrtarisht, çfarë objektivi ka Teuta? Nuk jam i mërzitur, dua të them që futbollist­ët dhanë maksimumin. Më erdhi keq që nuk e nisën mirë, por më gëzoi fakti që ekipi u rikthye. Ne vazhdojmë të kemi të njëjtat objektiva, për Kupat e Europës. Nga merkatoja çfarë prisni? Nëse do gjejmë lojtarë që janë më të mirë se këta që kemi, gjë që është e vështirë, do i marrim. Në të kundërt jemi mirë kështu. A ju duhet ndonjë sulmues tjetër krah Latif? Është e vërtetë, ne e dimë që është mirë të gjenden këta lojtarë, sidomos sulmuesit. Nuk është se nuk jemi në kërkim, por e kemi të qartë që është e vështirë. Dua të bëj detyrën time me këtë grup. Skuadra më e mirë e fazës së dytë me 19 pikë, nuk ju arrin dot askush. Do firmosnit në fillim të kampionati­t për këtë gjendje ku jeni tani? Patjetër, nuk do mendohesha fare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania