Panorama Sport (Albania)

Tension në tunel dhe festë me uiski, ja çfarë nuk u pa

Përplasje mes lojtarëve, shfryjnë edhe tifozët miq

- ANARILDO ALIA

Në Durrës nuk pati fitues, por nervat ishin me bollëk. Fundi i ndeshjes ka prodhuar tension mes lojtarëve, por edhe "shfryrje" të tifozëve miq. E megjithatë jo gjithçka kishte lidhje me kaosin, pasi me largimin nga "Niko Dovana", për ekipet kanë nisur zyrtarisht pushimet.

-Drejtuesit e Teutës, Edmond Hasanbelli­u dhe Ardian Bardhi, menjëherë pas ndeshjes ndaj Laçit, kanë shtruar një darkë për skuadrën. Nuk kanë munguar batutat dhe surprizat, teksa lojtarët afrikanë Sidibe dhe Latif kanë bërë edhe rolin e këngtarit. Lojtarët kanë postuar video dhe foto të darkës në rrjetet sociale. Bicaj është shfaqur me Kallakun dhe Vecajn duke pirë uiski...

- Gjatë nxehmjes Sebastian Toro humbet ekuilibrin në fushë dhe rrëzohet keq, por për fatin e mirë të tij nuk pëson asnjë lëndim.

- Kur mbyllet nxehmja, Besnik Prenga i pret afër tunelit lojtarët dhe mundohet që t'i motivojë.

- Pritej më shumë interes për këtë duel, e megjithatë të pranishëm nuk ishin më shumë se 900 tifozë, 50 prej të cilëve kishin ardhur nga Laçi për të mbështetur ekipin e zemrës.

- Sa herë e prek topin Kamara, ka vërshëllim­a nga tifozët e Laçit, të cilët u munduan ta shpërqendr­ojnë dhe shpesh ia arritën qëllimit.

- Ndëshkohet shumë shpejt me karton të verdhë Silvestër Shkalla dhe ky fakt e irriton Shkëmbin, që nuk ngurron ta kritikojë.

- Një dyluftim mes Latif dhe Gjonit bën që ky i fundit të dëmtojë kokën dhe të përfundojë i fashuar.

- Sefgjinaj kthen një top te Selmani, duke e vendosur në panik portierin dhe Prenga irritohet pafund me të tijtë, aq sa ishte gati të futej vetë në fushë.

- Shënon Shtubina dhe lojtarët vrapojnë me shpejtësi të rrufeshme te tifozët miq për të festuar, ndërsa vetë autori i golit i drejtohet stafit teknik.

-Mbyllet pjesa e parë dhe tifozëria mike shpërthen në kore ofenduese ndaj kryesorit Hamiti. Gjithçka erdhi për një faull të padhënë pas një dyluftimi mes Berishës dhe Osmanit.

- Bicaj, Kruja, Ndreca dhe Peqini e ndoqën ndeshjen nga tribuna, i pranishëm ishte edhe menaxheri i Amadu Latif.

- Një rast i humbur i kushton rëndë Kamarasë, Shkëmbi i irrituar e ul në stol dhe fut në lojë Vilën.

- "Çmenduri" te Teuta, Hakaj zhvendoset përpara dhe luhet me dy mbrojtës të deklaruar si Osmani dhe Shkalla, ndërsa për të formuar treshen, improvizoh­et Sidibe.

- Topi i gjuajtur nga Vila devijohet në të 89-ën dhe Shkëmbi vrapon për ta kapur dhe për ta rifutur në lojë.

- Shkëmbi u kërkon të tijve të sulmojnë dhe "harrojnë" mbrojtjen.

- Goditje dënimi për Teutën në hyrje të zonës, proteston stoli kurbinas. Pranë topit Kallaku dhe stoli i bën me shenjë murit që dikush të shtrihet për të evituar goditjen tokazi, por goli erdhi nga ajri.

- Fundi i lojës nuk ishte aspak i qetë. Në hyrje të dhomave të zhveshjes ka përplasje midis futbollist­ëve të dyja skuadrave dhe një nga lojtarët kurbinas drejtohet me ofendime ndaj atyre të Teutës. Por nuk mbeti me kaq, pasi irritohen edhe tifozët miq. Ata nga shkallët e stadiumit vërsulen duke kërkuar që të shkelmojnë nga sipër futbollist­ët vendës, por është tuneli që i mbron. Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda dhe në sytë e zyrtarëve të ndeshjes, duke shkaktuar një kaos të vërtetë.

- Ngacmimet filluan që në fushën e lojës dhe tifozët kurbinas u tradhtuan nga nervat, duke mos kursyer me ofendime kryesorin Hamitaj. Gjithsesi, një moment aq delikat u qetësua prej ndërhyrjes së forcave të sigurisë që ndodheshin në stadium.

-Pas qetësimit të gjithçkaje, trajneri i Laçit, Besnik Prenga, mundohet që të qetësojë gjithkënd dhe u drejtohet duke u thënë: "T'i lëmë fjalët, duhet të flisnim në fushë dhe jo këtu".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania