Panorama Sport (Albania)

"Nuk erdha për barazim, pa afrime ngelim në klasë"

-

Besnik fitoren nga Prenga ky takim, llogariste e megjithatë vetëm dytë e u pranon tërhoqën që në prej pjesën presingut e për mikrofonin të kundërshta­rit. e "Supersport" Trajneri u afrime shpreh dhe se rrjedhimis­ht në janar do Laçi të ketë do të jetë ndryshe. E Në quani radhë pozitiv të parë, barazimin? desha të uroja të dyja skuadrat dhe 26 lojtarët për lojën korrekte. Të dyja ekipet dhanë maksimumin. Sa i përket rezultatit, nuk erdha për barazim. U futëm në fushë për ta fituar. Nuk bëmë aventurë që të dilnim me forca të shumta në sulm, pasi po luanim ndaj një ekipi cilësor që ka pikë dhe harmoni. Tërheqja në pjesën e dytë ishte e imponuar nga kundërshta­ri apo zgjedhje taktike? Ishte më shumë imponim. Teuta luajti me topa të gjatë. Është gjëja më e lehtë për t'u mbrojtur. Ishim të qetë. Jam i kënaqur me lojtarët e mi. Dhanë maksimumin. Kallaku realizoi një gol të shkëlqyer, duhet ta përgëzoj. Nuk jam as i kënaqur dhe as i pakënaqur. Pjesën e parë e keni interpretu­ar në perfeksion me 5 mbrojtës, por në të dytën përgatitje­t fizike ranë. Jeni i kënaqur me gjendjen e ekipit? Unë mendoj që të gjithë kanë punuar mirë. Ekipi ka përgatitje. Mungon pak ritmi. Kemi luajtur dhe në Europë. Kemi harxhuar shumë energji. Laçi nuk ka bërë rrotacione. Ktheja kokën nga stoli dhe nuk kisha lojtarë që mund t'u besoja. Shpresoj që me merkaton, ekipi do marrë fizionomi tjetër. Uroj të kemi dhe lojtarë për të bërë rrotacion. Pa përforcime mendoj që do të ngelim në klasë. Çfarë ndodhi në pushim që skuadra ndryshoi? Ne e fituam lojën tonë. Ky është karakteri ynë, të luftojmë në çdo duel. Ishim të sigurt në top. Nuk ishim të kënaqur, ishin 3-4 korne që i krijuan mundësinë Teutës të jetë e rrezikshme. Nuk ishte vetëkënaqë­si, ishte diçka tjetër. Shpresoj që të përmirësoh­emi në fazën përgatitor­e. Në cilat pozicione duhet të përforcohe­t Laçi? Laçi është ekip që ka karakter. Dihet që ne të veriut jemi njerëz të fortë nga karakteri. Është traditë. Trajnerët vijnë, ikin. Ekipi ka nevojë për cilësi. Në qoftë se ti do të pretendosh të luash në Europë, duhet të kesh lojtarë që bëjnë ndryshimin. Ne jemi grup i fortë, kemi nevojë për këta lojtarë. Në janar besoj do të jemi më të lidhur fizikisht. Kroacia mbetet një treg, ku unë kam njohje, por nuk jemi kundër Gjermanisë dhe Holandës. Presim lojtarë cilësorë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania