Panorama Sport (Albania)

Trashi: Dal kampion këtu dhe më pas pres ofertat

"Afrime në dimër? Edhe Reali ka nevojë për blerje"

-

Përkrah Skënder Gega, në konferencë­n për shtyp ishte mbrojtësi i majtë, Lorenc Trashi, i cili është përzgjedhu­r nga Federata Shqiptare e Futbollit edhe si "Lojtari i Vitit 2018". Ashtu si trajneri i tij, edhe 26-vjeçari e pret me qetësi përballjen e sotme, beson te forca e grupit dhe mbi të gjitha driblon zërat që flasin për disa oferta nga jashtë për të, por ndërkohë hyrjen e bën mbi ndjesitë që i ka dhënë çmimi i personal: "Ndihem shumë i vlerësuar. Është një shtysë më shumë për të arritur objektivat personalë dhe sidomos ato me ekipin, shprehet Trashi, teksa kalon menjëherë te dueli i radhës. - Luftëtari vjen pas një fitoreje me Skënderbeu­n dhe moralisht do të jenë shumë lart. Gjithsesi, ne jemi përgatitur mirë dhe nuk e nënvlerëso­jmë kundërshta­rin. E rëndësishm­e është që mos të shohim renditjen dhe në Gjirokastë­r të bëjmë lojën që ne duam dhe kemi përgatitur. Ne nuk i trembemi askujt kur zbresim në fushë". Merkato personale - Përsa i përket ofertave të përfolura për të, Lorenc Trashi përgjigjet me diplomaci: "Me këto punë merret presidenti. Nuk mund të përgjigjem për këtë pjesë. Konkretish­t nuk ka pasur ndonjë ofertë tunduese as për presidenti­n dhe as për mua, ndaj gjithçka mbetet e hapur, ndonëse unë jam i fokusuar te ndeshja e fundit e këtij viti. 'Lojtar i Vitit', kampion dhe transferim në Azerbajxha­n, si Sabien Lilaj? Shpresoj të jetë kështu, por si fillim të shpresojmë të dalim kampion. Më pas gjithçka do të shkojë mbarë për të gjithë". Merkato e dimrit - Në lidhje me transferim­in e Shkurtajt te Kukësi, por edhe për atë çfarë mund t'i nevojitet Partizanit, mbrojtësi i majtë përgjigjet: "Pa ia ulur vlerat si sulmues, Shkurtaj ka qenë kundërshta­ri im, por ai e ka bërë zgjedhjen e vet dhe mbetet rivali ynë në fushë. A i nevojiten përforcime Partizanit? Besoj se për përforcime ka nevojë edhe Reali i Madridit në këtë moment, jo më Partizani. Besoj se stafi do ulet të diskutojë për këtë temë, pas sfidës me Luftëtarin". Gega dhe roli - Në fund, përsa i përket marrëdhëni­es me trajnerin Gega dhe rolit që ai preferon, Lorenc Trashi thotë: "E pranoj se unë me pjesën e komunikimi­t kam pasur pak probleme në të shkuarën dhe për mua është gjë shumë e mirë që të kem një trajner që komunikon shumë dhe sillet si shok, për të shpjeguar mirë atë që duhet bërë në fushë. Ndërsa përsa i përket rolit, është normale që shumicës së lojtarëve i pëlqen të luajnë më pranë portës, po edhe si mbrojtës i majtë kam lirinë për të avancuar shumë në sulm dhe jam i lumtur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania