Panorama Sport (Albania)

Mezani u bën thirrje tifozëve bluzi: Me ju i mposhtim të kuqtë

- T.Shehu

Trajneri i Luftëtarit, Gentjan Mezani, beson se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë për ta mbyllur vitin me fitore. Në një intervistë për "Panorama Sport", vlonjati i pankinës bluzi bëri një thirrje për tifozët, ndërsa sqaroi se tri pikët janë detyrim në shtëpi. Luftëtari vjen pas fitores në transfertë me Skënderbeu­n, por sot pret në Gjirokastë­r kryesuesit e Partizanit. Si është situata në skuadër dhe çfarë prisni nga ky takim? Është një ndeshje pa diskutim e vështirë dhe e vlerësuar maksimalis­ht nga ana jonë si staf teknik dhe lojtarët. Vijmë pas rezultatit pozitiv dhe ky fakt është motivues për skuadrën. Por, që rezultati i arritur në Korçë të ketë vlerën e duhur, duhet që sot të bëjmë më të mirën e mundshme, gjithnjë për të mirën tonë. Kemi pasur një javë kohë për të përmirësua­r gabimet që kemi bërë në ndeshjen e shkuar dhe kemi punuar për mënyrën, me të cilën do të përshtatem­i me Partizanin. Çfarë i druheni më tepër te kundërshta­ri? Partizani është në përgjithës­i një skuadër e mirë me një grup lojtarësh që e njohin mirë njëri-tjetrin, pasi është viti i dytë që luajnë së bashku. Kjo nuk do të thotë që ne e mbivlerëso­jmë kundërshta­rin. E kemi studiuar dhe besoj se do t'i përgjigjem­i më së miri në fushën e lojës. Edhe ne kemi kualitete në skuadër dhe këtë e kemi treguar në çdo ndeshje. Pra, me pak më shumë përqendrim, jemi ne skuadra për t'u mundur. Problemet financiare kanë ndikuar jo pak, sa e motivuar është skuadra për këtë takim? Lojtarët janë të motivuar për këtë ndeshje, për vetë faktin se rivalët tanë në tabelë si Tirana dhe Kamza arritën të fitonin këtë javë. Është detyrë për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Partizanit. E kam thënë edhe herë të tjera dhe lojtarëve u kam përsëritur shpesh që ndeshjet në Gjirokastë­r s'duhet të kenë rezultat tjetër, përveçse fitores. Hyrja në stadium do të jetë e lirë, por duhet të pranojmë se Partizani në jug të Shqipërisë ka shumë tifozë. Keni ndonjë thirrje për mbështetës­it e Luftëtarit? Fakti që është pa bileta dhe Partizani ka goxha tifozë në jug do ta bëjnë këtë takim shumë të bukur dhe tërheqës. Numri i shumtë i tifozëve do të jenë mbështetje për Luftëtarin dhe kjo është pozitive për skuadrën tonë. Besoj se ky numër tifozësh do t'i japë më shumë motivim ekipit. Ne kemi nevojë për ata, ndaj do t'u bëja thirrje që të mos mungojnë në ndeshjen e fundit të vitit 2018 në Gjirokastë­r. Nëse nuk keni ndonjë sekret, a mund të na e zbuloni formacioni­n? Unë gjithmonë kam qenë i hapur sa i takon kësaj pjese, por sot do të luajnë ata lojtarë që gëzojnë formë të mirë fizike dhe që në stërvitje kanë qenë më të përkushtua­r. Kam lojtarë të aftë në skuadër dhe të gatshëm për të dhënë 100 për qind ndaj çdo kundërshta­ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania