Panorama Sport (Albania)

Korabit i mjafton një eurogol ndaj Ilirisë

- Fatmir Zhuzhi

Korabi e ka mbyllur në mënyrën më të mirë këtë vit, duke fituar në fushën e vet përballë Ilirisë. Një 3-pikësh që e ngjit skuadrën dibrane në vendin e 4-t me 21 pikë, ndërsa do t’i duhet që ta ruajë këtë pozicion deri në fund të dy fazave të para për të qenë më pas në 5-shen e parë. Një supergol i Griseld Likës nga goditja e dënimit i dha fitoren Korabit në sfidën me fushë-krujasit që tashmë janë zyrtarisht në krizë dhe kanë zbritur në vendin e 8-të me 15 pikë. Një ndeshje shumë e luftuar, ndërsa Korabi është mbështetur sërish nga rreth 3000 tifozë që i kanë dhënë zemër në ndeshjen e fundit të vitit. NDESHJA Loja ka nisur e shpejtë dhe janë vendësit që kërkojnë golin që në minutat e para. Dibranët organizohe­n mirë dhe krijojnë rastet e para, por nuk arrijnë të finalizojn­ë si duhet. Ndërsa, miqtë i kushtojnë më shumë rëndësi mbrojtjes dhe mundohet të dalin me kundërsulm­e, por e kanë të vështirë të shënojnë. Skuka dhe Lika provojnë në disa raste me goditje nga jashtë zone për Korabin, por pa rezultat. Pavarësish­t rasteve të krijuara, pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. E dyta nis në mënyrën më të mirë për vendësit. Dibranët fitojnë një goditje dënimi dhe trajneri Bubeqi ia beson goditjen Likës. Dhe, lojtari ia shpërblen duke bërë një ekzekutim perfekt dhe e dërgon topin në rrjetë, 1-0. Miqtë zgjohen pas këtij momenti dhe mundohen të barazojnë, por nuk kanë qartësinë e duhur. Fushëkruja­sit provojnë me disa goditje nga jashtë zonës, por pa rezultat. Dibranët mbrohen mirë dhe e ruajnë avantazhin deri në fund, duke siguruar në këtë mënyrë një 3-pikësh shumë të rëndësishë­m. Tashmë, ekipet do të pushojnë për disa ditë për t’iu rikthyer më pas përgatitje­ve për pjesën e dytë të kampionati­t që do të rinisë në fund të janarit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania