Panorama Sport (Albania)

Ironia e Alegrit: Reali nuk ka turp kur largon topin...

“Manxukiç i rëndësishë­m, kam një Juve të përulur”

-

Fitorja, kampion dim ri dhe një skuadër thuajse perfekte. Masimilian­o Alegri e ka luksin të bëjë ironi dhe të thumbojë të tjerët. Pavarësish­t se Juventusi është duke ecur i sigurt drejt titullit, trajneri bardhezi thotë se nuk kanë siguruar ende Ligën e Kampionëve. Më tej, një thumb për Realin e Madridit, duke thënë se nuk kanë turp për të larguar topin kur janë në vështirësi.

Ecuria- “Kemi arritur të jemi në vendin e parë në fazën e parë të kampionati­t, por kemi vetëm 49 pikë dhe kaq nuk mjaftojnë për të shkuar në Champions. Duhet qetësi dhe durim”.

Ndeshja- “Ishte e ekuilibrua­r deri në momentin që shënuam golin, pastaj Roma kaloi në vështirësi. Mund të vertikaliz­onim më mirë, por portieri i tyre ishte i zoti. Në pjesën e dytë Roma u përmirësua”.

Dibala- “Bëri një ndeshje të mirë. Duhej dikush që ta dërgonte topin aty përpara në sulm si Duglas Kosta. Manxukiç tërhiqej. Paulo bëri një ndeshje të mirë”.

Ronaldo- “50% mund të pushojë në Bergamo ndaj Atalantës. Gjeti një portier në

superformë dhe prandaj nuk shënoi. Dha një asist fenomenal te goli i anuluar i Duglasit”.

Manxukiç- “Është një lojtar i rëndësishë­m edhe në nivelin teknik bën gjëra të rëndësishm­e në fushë. Na jep një dorë në mesfushë”.

Atletiko- “E vështirë, por duhet të përballemi fillimisht. Ndeshja e parë tek ata dhe e dyta te ne. Duhet të jemi gati. Fillimisht të fitojmë Superkupën dhe pastaj të kalojmë raundin në Kupën e Italisë”.

Pas Milanit- “Punojmë më shumë si skuadër. Djemtë janë

përmirësua­r shumë. Të mbrohesh mirë nuk është aspak e lehtë. Djemtë kanë bërë një ndeshje të mirë. Për të ndërtuar një skuadër të madhe duhet përulësi dhe zemër. Dhe kur e kemi mundësinë për të goditur kundërshta­rin e bëjmë”.

Strategjia- “Është shumë e thjeshtë. Kur nuk ke topin duhet të mbrohesh. Kurrë nuk kam parë skuadra që mbrohen me 3 vetë. Në Kardif, kur Reali ishte në vështirësi e çonte topin në tribunë pa pasur turp. E kam thënë gjithmonë që mbrojtja e mirë fiton kampionati­n”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania