Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVENTUSIT

-

SHEZNI 6- I saktë sa herë duhet të ndërhyjë dhe të japë kontributi­n e tij.

DE SHILJO 7- Ka besim. Mbron dhe furnizon ekipin me krosime cilësore. Nga një i tillë i kalibruar në mënyrë perfekte vjen goli i ndeshjes që u shënua nga Manxukiç. BONUÇI 6,5- Në dyshen e mbrojtjes vështirë të gjesh gabime. Një monstër me dy koka që shkatërron çdo aksion të sulmuesve të Romës. Një mur çeliku.

KIELINI 6,5- Shih më sipër. Sezon monumental për "Mbretin Xhorxh". ALEKS SANDRO 6,5

Rinovimi i kontratës e kishte ringjallur. I lëviz "marshet" e lojës si në kohët e arta me fanellën bardhezi. Në krahun e tij është një përbindësh që nuk ndalet kurrë.

PJANIÇ 6 - Udhëheq operacione­t me siguri. (Nga 70'

Xhan 5,5 - Ka ende pak ndryshk për të hequr).

BENTAKUR 5,5 - Ndonjë top i shpeshtë i humbur në mesfushë. Nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë.

MATUIDI 6,5 - I palodhshëm motori i mesfushës së Juventusit. E tregoi edhe njëherë.

DIBALA 6,5 - Dizenjon gjeometrin­ë e lojës së Juves nga çdo pozicion në fushë. Është një lojtar i kudondodhu­r dhe ky është roli i tij i ri (Nga 72' Kosta 6 - Po të mos i ishte anuluar goli në fund, do kishte dalë më i lumtur nga fusha).

MANXUKIÇ 7 - Inter, Milan, Napoli, Lacio dhe tani Roma: Kundër ekipeve të mëdha ai është gjithnjë prezent: 8 gola. Bomberi i këtij ekipi.

RONALDO 6 - Nuk arrin të lërë shenjën në një ndeshje që pjesërisht konfirmon atë që thuhet për të prej disa javësh: ka nevojë për pak pushim. TRAJNERI ALEGRI 7 - Ritmi vazhdon të jetë ai i Juventusit të zakonshëm. Fiton, fiton, fiton dhe vazhdon të mos pësojë gol, duke mos rrezikuar asgjë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania