Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Higuanin e ndihmoj sa të jetë te Milani, Montolivo s'më pëlqen

Trajneri pranon momentin e krizës së "Djallit"

-

Dy humbje dhe dy barazime në katër ndeshje janë një sinjal i qartë se Milani nuk po ecën mirë. Më shumë se sa ecuri negative, Xhenaro Gatuzo preferon ta quajë "krizë" këtë moment të skuadrës, teksa në konferencë­n e djeshme për shtyp analizoi çdo aspekt, që nga forma e dobët e Higuainit, deri te merkatoja apo marrëdhëni­a me Rikardo Montolivon, i cili vazhdon të konsideroh­et joefikas për kauzën kuqezi. Si mund ta përshkruan­i këtë moment të Milanit? Me siguri të komplikuar. Jemi në emergjencë totale dhe humbja na rëndon edhe më shumë. Kemi humbur kthjelltës­inë, por ndaj Fiores nuk patëm as fatin me vete, sepse pësuam një gol nga e vetmja goditje e tyre në kuadrat. Statistika­t flasin qartë, deri para tri javësh isha i kënaqur, por tani jemi në krizë. Shumë mungesa, por nuk mund të jetë vetëm faji i tyre? Kishim shumë futbollist­ë jashtë dhe na u desh të bënim shpikje në mesin e fushës. Duhet të shfrytëzon­im më mirë disa situata në fushë të hapur, ky është një nga aspektet që duhet të përmirësoj­më. Ndërkohë, Montolivo vazhdon të mos merret në konsiderat­ë... Sot Mauri bëri një ndeshje shumë të mirë, por pati ngërçe dhe u detyrova ta zëvendësoj. Me të në fushë, Kieza nuk do të godiste aq me lehtësi. Montolivo nuk ka luajtur fare, nuk ka fare minutazh në këmbë dhe unë zgjedhjet i bëj mbi këtë aspekt. Që ta hedh në fushë, një lojtar duhet të më pëlqejë. Aktualisht, mendoj se lojtarë të tjerë janë përpara atij në aspektin e lojës dhe unë vendos duke u bazuar në këtë kriter. Nuk kam asgjë kundër tij, më duhet ta theksoj. A do të largohet Higuain? Duhet të pyesni Leonardon, Maldinin ose ndonjë nga klubi. Gonzalo nuk po kalon një moment fantastik, por për sa kohë do të stërvitet me ne, duhet ta vëmë në kushte për të dhënë më të mirën. Një sulmues nuk është i lumtur nëse nuk shënon. E gjithë skuadra po vuan e nuk po arrin të bëjë maksimumin. Në këtë kontekst përfshihet edhe Higuain. Mund të na thoni ndonjë emër konkret për merkaton? Më pyesni për ndeshjen ose vështirësi­të. Në një moment si ky nuk mund të flas për atë që na mungon, nuk është ky zanati im. Mund t'ju flas për atë që u pa në fushë e për çka sipas meje nuk funksionoi, por për merkaton jo sepse nuk e kam të lehtë. Ku do t'i kaloni festat? Në "Milanello", duke përgatitur ndeshjet me Frozinonen dhe Spalin. Duhet të jemi të qartë, të kuptojmë se çfarë duhet të ndryshojmë në mënyrë që të dalim nga kjo situatë. Është e kotë të ngremë zërin, ndaj të ulim kokën, të punojmë e të mbyllim sa më mirë vitin. Momenti nuk është aspak pozitiv, por nuk ka justifikim­e. Duhet që gjithsecil­i të marrë përsipër përgjegjës­itë që i takojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania