Panorama Sport (Albania)

Real rekordesh, “pushton” botën

Solari shijon titullin e parë si trajner, Kros, Marselo dhe Ramos sa shumë trofe

-

Reali i Madridit ësh të një “grabitqar” që rrëmben tituj dhe ditën e djeshme mori Botërorin e tretë të klubeve radhazi, duke vendosur rekord për këtë kompeticio­n. Një provë e mirë e Al Ain nuk mjafton për të ndalur vrullin e spanjollëv­e. Në stadiumin “Al Zajed” shkëlqeu Luka Modriç, i cili udhëhoqi Realin drejt triumfit, duke shënuar golin e parë. Po ashtu edhe Marko Jorente, autor i një supergoli, i cili futi në kasafortë suksesin. Për Solarin ishte titulli i parë në 2 muaj që ka marrë drejtimin e Realit. Toni Kros vendos rekord për Botërorë të fituar, 5 të tillë duke përfshirë edhe atë me Bajernin. Marselo dhe Serxho Ramos festuan titullin e 20-të me fanellën “galaktike”, duke u renditur të tretët pas Gentos (23) dhe Sançis (21).

GOL I ARTË- Formacioni i kolauduar dhe pa surpriza për Solarin me Jorenten në mesfushë dhe Bejl-Benzema-Vaskez në sulm. Por, Al Ain tregon se e ka merituar finalen dhe në fillimin e ndeshjes vë në rrezik Realin disa herë. Kur El Shahaf surprizon Marselon dhe goditja e tij ndalet në vijën fatale nga Ramos. Për t’i hapur rrugën Realit mendoi Luka Modriç, ai që pak javë më parë fitoi “Topin e Artë”, autor i një goli spektakola­r për të mposhtur portierin kundërshta­r. E majta e tij ishte mjaft e bukur dhe nuk u kuptua nga portieri.

PA HISTORI- Ndeshja bëhet argëtuese dhe me ritëm të lartë, pavarësish­t diferencav­e të shumta në fushën e lojës. Meritë për këtë ka Al Ain që pati guxim të luante hapur, por edhe për shkak të rezultatit që mbeti i pavendosur deri në minutën e 60-të, kur Jorente lëshoi një predhë nga jashtë zone dhe ajo u ndal në rrjetë. Bejl për pak sa nuk shënoi një gol spektakola­r me roveshatë, ndërsa Serxho Ramos vendos firmën e tij në këtë Botëror me specialite­tin e tij në minutën e 79-të. Në minutat e fundit, vendësit shijojnë një gol në portën e Realit falë goditjes me kokë të Shiotani, ndërsa Nader devijon goditjen e Viniciusit dhe vuloset rezultati 4-1. Reali ngjitet në “çatinë” e botës. Por, tani nuk përbën më lajm diçka e tillë... Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo fitore e Botërorit të klubeve në ecurinë e skuadrës së Solarit në kampionat. Sigurisht që do të shtojë më shumë urinë dhe dëshirën për të bërë mirë. Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania