Panorama Sport (Albania)

Florentino Perez, 500 milionë € për të ringritur Realin

-

500 milionë euro për të rilindur Realin e Madridit. Sipas “Don Balon”, Florentino Perez dëshiron të bëjë revolucion të vërtetë në skuadrën e tij, duke fituar fonde për një fushatë blerjesh faraonike. Për presidenti­n e “Los Blancos”, askush nuk është i paprekshëm dhe të gjithë e kanë një çmim, duke filluar nga Marko Asensio dhe Isko, të cilët kërkojnë më shumë hapësirë dhe janë të pakënaqur. Për të parin do të pranonte vetëm oferta, duke filluar nga 120 milionë euro, për të dytin lëkundet edhe për 80 milionë euro. Në merkato, gjithashtu, mund të dalë edhe Garet Bejl. Kërkesa fillestare e Realit për yllin uellsian do të jetë 150 milionë euro, por edhe për 100 milionë mund të jetë dakord. Ndërsa, Karim Benzema është vlerësuar me 60 milionë euro, 20 milionë më pak se do të kushtonte Luka Modriç, pasi tani është 33 vjeç. Edhe Marselo me Serxhio Ramos nuk konsideroh­en të paprekshëm, veçanërish­t nëse do të kthehet Hose Mourinjo. Portugezi nuk do të merret me asnjërin prej tyre, ndaj nga shitjet e mundshme të dy lojtarëve në fjalë, Perez ka në plan të fusë në xhep 100 milionë euro të tjerë. Në një skenar të tillë, natyrshëm lind pyetja: Cilat janë përforcime­t? Sa për sulmin, emrat në krye të listës janë dy të zakonshmit, Nejmar dhe Mbape. Për mbrojtjen janë fokusuar Eder Militao dhe David Alaba që luan për Bajernin. I pari është një lojtar qendror, 21 vjeç, që luan te Porto, i rekomandua­r nga Mourinjo dhe për të cilin “Dragonjtë” kërkojnë të paktën 50 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania