Panorama Sport (Albania)

Partizani dhe Tirana, “derbi” “derbi” për për Bushiçin Bushiçin

Situata në Vlorë zgjon klubin e kuq, edhe Alvesh në shënjestër

- JORGIS MEMO

Vetëm pesë gola me fanellën e Flamur tarit në dy fazat e para, por Tomislav Bushiç vazhdon të jetë në shënjestër të skuadrave kryesore të kampionati­t shqiptar. Qendërsulm­uesi kroat, i cili mban edhe shiritin e kapitenit tek ekipi vlonjat, ka pasur një interesim konkret ditët e fundit nga klubet e Partizanit dhe Tiranës. “Panorama Sport” mëson se përfaqësue­s të dy skuadrave kanë vlerësuar situatën e shtatlarti­t në Vlorë, duke u interesuar për kontratën që ka dhe për më tepër dëshirën për të luajtur me kryeqyteta­set. Si Partizani, ashtu edhe Tirana kanë vuajtur shumë në pjesën e parë të kampionati­t për të pasur një pikë referimi në sulm. Nëse të kuqtë ia kanë dalë t’i marrin maksimumin grupit aktual të lojtarëve, duke e mbyllur në krye, edhe pse nuk kanë shënuar shumë, te bardheblut­ë janë në zonën e mbijetesës. Si për ironi të fatit, Tirana po aq sa Partizani, por është vetëm dy pikë larg vendit që të zbret nga Kategoria Superiore. Duke parë eksperienc­ën e 32vjeçarit dhe faktin që ai mund të përshtatet shpejt në çdo skuadër të kampionati­t shqiptar, Partizani dhe Tirana po e studiojnë alternativ­ën e kroatit me shumë seriozitet. Mirëpo, për të kaluar te gjërat konkrete nuk është aq e thjeshtë. Vetë Bushiç pret së pari të mësojë situatën në Vlorë, aty ku klubi ende nuk ka bërë shlyerjen e pagesave, ndërsa kapiteni ka vendosur ultimatum se nëse çështja nuk zgjidhet deri më 31 dhjetor, atëherë do t’i drejtohet FIFA-s. Çdo gjë mbetet e hapur dhe për momentin nuk mund të flitet nëse oferta e Partizanit mund të jetë më e mirë se e Tiranës ose anasjellta­s. Bushiç ka luajtur për bardheblut­ë në sezonin 2014-2015, kur trajneri ishte Gugash Magani. Atë kampionat kroati e mbylli me vetëm 4 gola.

ALVESH - I preferuari i madh i kampionëve të dimrit është edhe Danilo Alvesh. Në kushtet kur sulmuesi i Luftëtarit, Vasil Shkurtaj, duket më pranë Kukësit, paçka se të kuqtë po insistojnë për ta bindur, drejtuesit e “demave” po vëzhgojnë me imtësi situatën e sulmuesit brazilian, i cili ashtu si Bushiç pret çfarë do të ndodhë këto ditë te Flamurtari. Gazeta mëson se trajneri Gega i preferon të dy sulmuesit e ekipit vlonjat për karakteris­tikat që kanë dhe ndoshta Alvesh do të përshtatej më tepër me modulin që ai përdor. Gjithsesi, deri në mbyllje të vitit palët do të kenë një ide të qartë për të ardhmen.

 ??  ?? Bushiç dhe Alvesh gjatë një ndeshjeje
Bushiç dhe Alvesh gjatë një ndeshjeje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania