Panorama Sport (Albania)

Suso dëmtohet, Gatuzo “fshihet” para Frozinones

Trajneri anulon konferencë­n për të shmangur presionin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ë shtë realisht e frik shme situata me të cilën po përballet Milani në këtë fundvit, ku çdo pragsfide sa vjen e bëhet më e vështirë. Përpara transfertë­s me Frozinonen, "Djalli" humb Suson. Anësori ofensiv nuk është grumbullua­r për ndeshjen e mesditës së sotme (luhet në orën 12:30), si rrjedhojë e një bllokimi muskulor dhe stafi mjekësor ka dhënë urdhër që të mos rrezikohet me të. Nëse ky është një lajm shumë i keq për Milanin, është pa dyshim një ogur i mirë për rivalët e "Djallit", duke qenë se me fanellën e Xhenoas, Suso i kishte shënuar 3 gola Frozinones, në sezonin 2015-2016. Ky dëmtim i hap jo pak telashe trajnerit Gatuzo, i cili do i duhet që të përballet me emergjencë­n dhe eksperimen­tin e radhës, ndonëse fatmirësis­ht rigjen pas skualifiki­mit dy mesfushorë­t, Bakajoko dhe Kesi. Për sa i përket formacioni­t, pak a shumë ai është i detyruar, sepse në mesfushë, përveç dy emrave të mësipërm, do të tërhiqet edhe Çalhanoglu, ndërsa në sulm do t'i besohet trios Higuain, Kastijeho e Kutrone, ku këta dy të fundit do të veprojnë nga korsitë anësore. Shkurt, situata te Milani është e tensionuar dhe këtë e konfirmon edhe veprimi i Gatuzos. Trajneri ka vendosur që të anulojë dhe të mos paraqitet përpara mediave, në pritje të Frozinones. Kjo ka qenë një masë e vendosur nga vetë "Rino" për të mos shtuar edhe më shumë dozën e negativite­tit mbi ekipin, por ndoshta edhe një vendim që edhe ai të jetë më i qetë në prag të kësaj transferte në Frozinone, të cilën duhet ta fitojë, ndryshe pankina është në rrezik real, pas ultimatumi­t që ka marrë nga Leonardo e Maldini.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania