Panorama Sport (Albania)

Ish-drejtori: Po pengohet shitja e Vllaznisë

Sikur të mos mjaftonte ekipi i parë, aty luajnë ekipet e akademisë dhe Kombëtaret e moshave

- ALBAN ALAUSHI

Masakrohet “Roza Haxhiu”. Edhe pse ka vetëm 14 muaj që është rikonstruk­tuar fusha e këtij stadiumi (pas një investimi të përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Lushnjë), mbingarkes­a e ndeshjeve ka bërë që gjendja e saj të degradohet në një kohë të shkurtër. Pas një bilanci të bërë nga “Panorama Sport”, rezulton se vetëm në 2018-ën janë zhvilluar në total 57 ndeshje. Dhe këtu nuk flasim vetëm për takimet që luan skuadra verdhejesh­ile e drejtuar prej Ilir Gjylës, por edhe ekipet e moshave U-17 dhe U-19, si edhe ato të Shqipërisë U-17 dhe U-19 për turnetë ndërkombët­arë të kësaj grupmoshe. Një numër tepër i lartë

ndeshjesh që ka bërë fushën të degradohet menjëherë. Mbi të gjitha, Lushnjës i mungon një fushë sportive për të spostuar ndeshjet e moshave. Përveç mirëmbajtj­es, Bashkia e Lushnjës nuk parashikon investime në fushat e futbollit për vitin 2019. Anekset pranë “Roza Haxhiut” dhe fusha e Plugut kanë degraduar plotësisht. Një investim prej 28 milionë lekësh (të vjetër), i vetmi për sportin, parashikoh­et për klubin shumësport­ësh. Kështu, për Lushnjën mbetet fusha e stadiumit për ndeshjet zyrtare dhe vështirësi­të për stërvitje të skuadrës së Lushnjës janë ato që dihen. Vetëm për muajin dhjetor në “Roza Haxhiu” janë luajtur 8 ndeshje zyrtare. Ndërsa për gjithë vitin 2018 u luajtën 57 ndeshje. Nga këto, 20 ndeshje i përkasin skuadrës së Lushnjës (dhe këtu llogarisim 10 takime që i kishin në Superiore, 7 në Kategorinë e Parë, 1 në Kupë Shqipërie dhe 2 takime miqësore). 26 ndeshje janë të akademisë (U17 dhe U-19), nga 13 secila, ndërsa 11 të tjera 17vjeçarëv­e dhe 19-vjeçarëve kuqezinj (nga të cilat 5 janë takime miqësore, ndërsa 6 i përkasin turneut kualifikue­s të këtyre grupmoshav­e).

 ??  ?? Lushnja-Apolonia 0-0, çast nga ndeshja e fundit e luajtur në ''Roza Haxhiu''
Lushnja-Apolonia 0-0, çast nga ndeshja e fundit e luajtur në ''Roza Haxhiu''

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania