Panorama Sport (Albania)

Aris, Mavraj “tërbon” grekët

Klubi po “flak” një argjentina­s, por kapiteni i Shqipërisë mund t’u nxijë jetën

- OLSI TUJANI

Kapiteni i Kombëtares mund t’u nxijë jetën grekëve. Jo me sjellje negative, probleme apo telashe prej tij, por vetëm me... profesiona­lizëm. Mërgim Mavraj është nën kontratë me Aris edhe për një vit e gjysmë dhe gjithçka varet... në dorë të tij.

LARGIMET - Aris ka nxjerrë një listë në mediat pranë saj me tetë futbollist­ë që do të largohen në merkaton e janarit. Presidenti i klubit së bashku me drejtorin sportiv dhe trajnerin kanë përpiluar emrat që nuk bëjnë më pjesë në planet teknike me justifikim­in se nuk kanë dhënë shumë dhe kanë qenë larg pritshmëri­ve në këtë start sezoni. Madje, skuadra greke ka avancuar teksa me disa futbollist­ë kanë nisur negociatat dhe nuk pritet të ketë asnjë problem për largimin e tyre. Madje, edhe një argjentina­s duket i bindur. Nikola Kolaso pritet që shumë shpejt të nënshkruaj­ë marrëveshj­en e largimit, edhe pse është ende nën kontratë me skuadrën greke. Po Mavraj?

KAPITENI I KOMBËTARES - Shqiptarët shpesh janë kritikuar pa të drejtë, sidomos në Greqi. Mjaft të kujtohet një foto e vjetër me Ergys Kaçen dhe kritikat apo përndjekje­n që ju bë vite më parë për vetëm një foto me fanellën e UÇK-së. Për t’u rikthyer në temë, kapiteni i Kombëtares është gjithashtu në listën e emrave që skuadra kërkon t’i largojë në janar, por janë vetë mediat pranë Arisit që bëjnë me dije se nuk do të jetë aspak e lehtë. Kjo, për faktin e thjeshtë se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit ka një kontratë që kushton jo pak. Gjithashtu, kohëzgjatj­a e së cilës është edhe për të paktën një vit e gjysmë. Në këto kushte, skuadra greke nuk ka shumë në dorë për të vendosur. Ose të paktën, është e detyruar t’i përgjigjet kontratës, nëse kërkon që ta largojë Mavrajn. “Verdhezinj­të kanë nisur negociatat e vështira. Mavraj dhe Kolaso kanë kontrata edhe për 1.5 vjet, ndërsa argjentina­si mund të vendosë shpejt që të largohet”, shkruan “Pressaris”. Më tej, “Shootandgo­al” shton se për kapitenin kuqezi nuk do të jetë aspak e thjeshtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania