Panorama Sport (Albania)

Tirana si kameleon, 17 formacione për 18 ndeshje

Bardheblut­ë, pikantet e pjesës së parë të sezonit

- Olsi Avdiaj

Tirana mbyll një pjesë të parë të Kategorisë Superiore me uljengritj­et e saj dhe një dështim në rezultate. Gjithsesi, veç problemeve që Tirana ka pasur këtë sezon, bardheblut­ë kanë edhe disa rekorde të tjera. Duke filluar që nga lojtarët, të cilët kanë luajtur më shumë deri tek ata që nuk kanë luajtur fare. 1. Erjon Hoxhallari është lojtari, i cili është aktivizuar më shumë këtë sezon. Në plot 16 ndeshje, Hoxhallari është aktivizuar 1320 minuta në kampionat. Hoxhallari ka munguar një herë, sepse u la në tribunë nga Ze Maria dhe sepse mori një karton të kuq në ndeshjen me Luftëtarin. I dyti është Edon Hasani me 1308 minuta, më pas vjen Asion Daja me 1269 minuta dhe Eni Imami 1260 minuta në 14 ndeshje, si dhe Albi Doka me 1240 minuta në 17 takime. 2. Te Tirana nuk ka asnjë lojtar, i cili të ketë luajtur të 18-ta takimet, por nga 17 ndeshje janë Doka, Greca, Maveje dhe Hasani. 3. Ndonëse bardheblut­ë kanë disa lojtarë, shumica e tyre që kanë luajtur mbi 15 takime, i vetmi që ka qenë 16 herë titullar është Albi Doka, kurse ai që ka qenë vetëm një herë në fushë në 11-she është Klisman Cake. 4. Lojtari, i cili është futur më shumë në fushën e lojës si zëvendësue­s është Majkëll Ngo në pesë takime, i ndjekur nga Greca, Halili, Maveje e Kërçiku. 5. Lojtari që është zëvendësua­r më shumë quhet Albi Doka, plot shtatë herë në 16 takimet e luajtura të tij. Ndjekin Greca dhe Kobina. Klisman Cake ka qenë edhe 12 herë në pankinë, pa luajtur, ndërsa në 10 takime të tjera Berisha dhe Kërçiku. 6. Golashënue­si i ekipit është Edon Hasani me pesë të tillë, i ndjekur nga Sentamu me katër gola. Blazhevski është në kuotën e tre golave dhe një penalltie të humbur. Dy gola ka Bedri Greca, ndërsa nga një Ngo, Halili, Muçi dhe Turtulli. 7. Marvin Turtulli është mbrojtësi i vetëm apo edhe mes mesfushorë­ve të qendrës, i cili ka shënuar një gol. Pjesa tjetër e golave janë shënuar nga sulmuesit ose gjysmësulm­uesit. 8. Asion Daja është lojtari, i cili ka marrë më shumë kartonë të verdhë, plot gjashtë. Hoxhallari e ndjek me pesë kartonë të verdhë dhe një të kuq në sfidën me Luftëtarin. 9. Asnjë karton i kuq nuk është marrë drejtpërdr­ejt në fushë. 10. Vetëm një fitore jashtë në 18 javë ka Tirana. Jo vetëm kaq, por bardheblut­ë koleksiono­jnë edhe dy barazime jashtë, me Skënderbeu­n dhe Kamzën. Bardheblut­ë gjithashtu kanë humbur nëntë ndeshje ose një fazë kampionati. 11. Në 18 javë, Tirana ka nxjerrë në fushë 17 formacione të ndryshime me emra lojtarësh. 12. Mesatarja e shënimit është 1.06 gola për takim. Brenda ka shënuar 1 gol, ndërsa jashtë 1.11 gol për sfidë. Interesant është fakti se brenda në fushën e vet, Tirana ka pësuar mesatarish­t 0.56 gola për takim, kundër 1.78 në transfertë me një mesatare prej 1.17 golash. Gjashtë herë Tirana e ka mbyllur takimin pa shënuar gol, një herë jashtë fushe, në Vlorë, ndërsa pesë herët e tjera situata ka qenë në “Selman Stërmasi”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania