Panorama Sport (Albania)

Daja: Të likuidohen lojtarët

“Çdo trajner do që futbollist­ët të shlyhen në kohën e duhur, besojmë tek presidenti”

- ERMAL SIKA

Ilir Daja beson se çësht ja e pagave do të zgjid het shumë shpejt. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri Daja tha se ka marrë siguri nga administra­tori Idrizi që ngërçi do të zgjidhet. “Nuk më takon mua që t’i përgjigjem kësaj pyetjeje direkt. E ka dhënë përgjigjen presidenti Idrizi. Pavarësish­t se trajneri do gjithmonë që pjesa e ekipit të likuidohet në kohën e duhur, por e ka trajtuar këtë çështje edhe vetë presidenti që e ka thënë publikisht se për momentin ka pasur një ngërç dhe shpresojmë që të zgjidhet. Kemi bindjen se ashtu siç është zgjidhur gjithmonë, kjo çështje do të zgjidhet edhe këtë herë”, u shpreh Daja. Pavarësish­t problemati­kave brenda apo jashtë fushe, Ilir Daja është i kënaqur nga mbyllja e vitit 2018. Daja tha se ishte një mbyllje pozitive për shkak edhe të problemeve që ekipi ka pasur gjatë vitit sepse nuk e ka pasur grupin të plotë dhe lojtarët titullarë nuk kanë qenë në 100% e tyre. “Me gjithë problemati­kën që kemi pasur, them se jam i kënaqur me mbylljen e dy fazave të para. Alvesh ka gjashtë ndeshje që luan. Kale po kaq. Por, edhe Torasa dhe Alla nuk kanë qenë në të gjitha ndeshjet. Pra, një pjesë e atyre që quhen titullarë për një apo për një arsye tjetër nuk kanë qenë gjatë gjithë dy fazave. Asnjëherë nuk e kemi parë potenciali­n e ekipit që kemi”, u shpreh fillimisht Daja.

MERKATO - Trajneri Ilir Daja pritet që të ulet në bisedime me drejtuesit e Flamurtari­t gjatë këtyre ditëve. Në qendër do të jetë analiza e ecurisë së dy fazave të mbyllura tashmë, por edhe e ardhmja. Daja tregohet i kujdesshëm, duke mos deklaruar se ku do të ndërhyhet në merkaton e janarit. Tekniku

i ka të qarta idetë e tij se duhen lojtarë që të bëjnë diferencën dhe jo sa për numër. “Do ulemi dhe do të flasim me drejtuesit gjatë këtyre ditëve. Në këtë takim do të analizojmë ecurinë e dy fazave. Do të evidentojm­ë ku i kemi problemati­kat më të mëdha dhe do të shikojmë se çfarë do të bëjmë. Duam të afrojmë ndonjë lojtar që të jetë mbi nivelin e atyre që kemi. Nuk duhet të bëjmë merkato thjesht për numër lojtarësh. Sepse në fund fare asnjëherë nuk e kemi parë ekipin në 100% e tij, pasi asnjëherë nuk e kemi pasur atë 100% në dispozicio­n”, tha trajneri.

OBJEKTIVI - Nuk ka folur asnjëherë hapur për objektivat, por në fund të dy fazave, Ilir Daja është i sigurt që Kupat e Europës mund të kapen. Daja tha se do të luftohet në dy fronte për të arritur këtë objektiv, si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë. “Pa diskutim që Kupat e Europës mbeten objektivi për Flamurtari­n këtë sezon. Edhe pozicioni që kemi në raport me ekipet e tjera na lejon që ta luftojmë fort këtë gjë. Por, një opsion i mirë është edhe Kupa e Shqipërisë. Gjithsesi, do të luftojmë në të dyja drejtimet për të arritur atë që është objektiv i klubit”, përfundon Daja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania