Panorama Sport (Albania)

Skuadra e Shkëmbit, një makineri golash në dy faza

- Anarildo Alia

Pas përfundimi­t të takimit me Laçin është mbyllur gjysma e parë e kampionati­t dhe Teuta është zyrtarisht me pushime dimërore, me skuadrën që është shpërndarë për të shijuar këto festa. Nuk janë vetëm festat për t'u shijuar e festuar nga bregdetarë­t, por edhe arritjet e deritanish­me në kampionat. Kur është mbyllur gjysma e parë e kampionati­t, normalisht skuadrat kanë krijuar idetë e qarta dhe po ashtu dhe "djemtë e detit" kanë arritur ta bëjnë diçka të tillë, të jenë brenda objektivit, ndoshta duke surprizuar dhe vetë klubin me paraqitjet. Skuadra ka plot 11 ndeshje radhazi pa humbje në kampionat, si askush tjetër e ka kthyer Teutën në "fortesën" e vërtetë të këtij kampionati që humbjen e fundit e pësoi ndaj Partizanit në transfertë, saktësisht më 3 tetor. Plot 33 pikë të grumbullua­ra në 18 javët e para i japin të drejtën të shohë edhe për titullin kampion, pavarësish­t se në kampin durrsak nuk duan ta deklarojnë me zë të lartë, por në ambientet e skuadrës dhe qytetit ëndërrohet diçka e tillë. Sulmi më i mirë i kampionati­t me 24 gola dhe pjesë e organikës sulmuesi dhe golashënue­si më i mirë i kampionati­t me 9 gola, Amadu Latif. Vetëm katër pikë larg nga vendi i parë nuk është ndonjë diferencë e madhe dhe faza tjetër do të nisë pikërisht ku u mbyll kjo gjysmë e parë, sërish në të njëjtën distancë, sërish në sulm ndaj Partizanit.

6 SEZONE - Kalvari i vuajtjeve duket se ka kaluar në Durrës dhe pas një sezoni për t'u harruar e për t'u fshirë nga kujtesa, skuadra ka zhvilluar një sezon në kufijtë e perfektes. Prej disa sezonesh, skuadra lundronte në ujëra të turbullta, por, me sa duket, ka gjetur ADN-në e duhur për të fituar dhe për të zhvilluar një sezon të duhur. Skuadra ka arritur të grumbulloj­ë një sasi pikësh më të madhe se në 6 vitet e fundit, hera e fundit që kishte më shumë pikë ishte sezoni

2012-2013, me plot 34 pikë. Në atë sezon, deri në javën e 18-të skuadra fitonte 10 ndeshje, 4 barazime dhe 4 humbje, me të njëjtën shënjestër golash, 24, por me dy gola më shumë të pësuar, 15. Tani "basti" i kësaj skuadre është të ruajë dhe ta thellojë ecurinë që ka krijuar për të luftuar e për të shpresuar deri në fund për titullin kampion. Por, ajo asnjëherë s'ka harruar objektivin real, pjesëmarrj­en në

Kupat e Europës.

GOLAT - Goli më i bukur nuk do shumë diskutime, pasi është shumë i freskët, ai i Sherif Kallakut që i dha një pikë Teutës në ndeshjen e fundit. 24 golat janë shpërndarë te disa lojtarë, por të mendosh që në fillim të sezonit në shtatë javët e para të kampionati­t kishte realizuar vetëm katër gola dhe më pas në 11 javët e ardhshme realizon 20 gola me një mesatare afro dy gola për ndeshje. Golashënue­si Latif mban firmën e nëntë rrjetave, i ndjekur nga Progni me katër gola, për të vijuar me Kallakun dhe Bicajn me nga tre gola. Kamara mban autorësinë e dy golave, ndërsa Beqja, Vecaj dhe Gashi me një gol të realizuar. Gola të shpërndarë nga sulmi, në mesfushë, por edhe në mbrojtje, thuajse e gjithë skuadra ka provuar shijen e golit. Për sa i përket mbrojtjes, Teuta vuajti startin e kampionati­t, ku në harkun e dy javëve me Partizanin dhe Luftëtarin pësoi plot gjashtë gola. Po të mos ishin ato gola, ne tani do flisnim për mbrojtjen më të mirë të kampionati­t dhe që nga ato javë dhe më saktë nga ndeshja me Partizanin, bregdetarë­t jo vetëm që nuk kanë humbur, por askush nuk ka arritur t'u shënojë më shumë se një gol të besuarve të Shkëmbit. Një mbrojtje hermetike e udhëhequr nga kapiteni Osmani, por edhe i riu shtatlartë, Shkalla.

9 NDESHJE PA PËSUAR GOL - Teuta ka mbrojtjen e katërt më të mirë të kampionati­t me 13 gola të pësuar. Nëntë ndeshje nga 18, pra, gjysmën e ndeshjeve Teuta i ka mbyllur pa pësuar gol, duke treguar dhe njëherë fortësinë dhe cilësinë që zotëron në prapavijë, por dhe në katërkëndë­shin e saj me Isli Hidin. Vetëm katër ndeshje skuadra bregdetare nuk ka arritur të shënojë, ku në dy ndeshje ka humbur me Kukësin dhe Partizanin dhe në dy ndeshje ka barazuar, përkatësis­ht në javën e parë dhe javën e dytë me Flamurtari­n dhe Tiranën, ndërsa në çdo takim tjetër ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania