Panorama Sport (Albania)

Osmani replikon me Prodanin: Kërko ndjesë për stadiumin “e vdekur”

Vazhdon lufta në "Facebook" mes ish-sekretarit dhe futbollist­it

-

Replikat në distancë mes ish-sekretarit të FSHF-së, Eduard Prodani dhe mbrojtësit të Teutës, Tefik Osmanit vazhdojnë. Dy javë më parë, Prodani e quajti një stadium të vdekur atë të Durrësit dhe se ishte mbushur vetëm prej faktit se në qytet kishte shkuar të luante Partizani si mysafir. Ndërkohë, replika e Osmanit nuk mungoi dhe mbrojtësi ia bëri të qartë Prodanit se sa herë ekipi ka rezultate të mira, normalisht do mbushet edhe stadiumi. Por, Prodani ka ngacmuar sërish me një foto nga ndeshja mes Teutës dhe Laçit, ku stadiumi dukej se kishte pak tifozë dhe në një koment etiketonte Osmanin, duke i kërkuar ndjesë me ironi, për komentin e nxituar. "Kërkoj falje për komentin e nxituar që bëra për stadiumin e Durrësit në ndeshjen me Partizanin…", shkruan me ironi Prodani, teksa në foto ka etiketuar edhe Tefik Osmanin. Nuk ka munguar as nga Osmani, replika, i cili në një prononcim për "Panorama Sport", i bën me dije Prodanit se ai e di shumë mirë se një ndeshje ndryshon nga tjetra, por atij nuk ia bën dora që të shkruajë diçka të mirë. Gjithashtu, Osmani i bën thirrje Prodanit të dalë e të kërkojë falje për atë stadium, që ai e ka quajtur të vdekur. "Eduard Prodani e di që mërzitet shumë kur i them: 'Ti je për të shkruar letra dhe për të firmosur'. Si fillim, ju uroj gëzuar festat. Ka fatin që të mësojë nga futbolli, duke shkruar ose dhe duke debatuar me mua, tifozët e Partizanit mbushin çdo stadium, jo vetëm atë stadium që ti quajte të (vdekur), por duhet të kuptosh që jo çdo ndeshje është njësoj si letrat që shkruan e firmos ti. Ka të bëjë shumë afërsia, ka të bëjë shumë reklama që i bëhet njërës ndeshje, rivaliteti. Unë jam i sigurt që ti i di, por nuk ta bën dora të shkruash mirë ose të bësh foto të bukura. Dhe mos kërko falje për komentin e nxituar, por dil kërko falje për atë stadium që ti e ke quajtur të (vdekur)", deklaroi Tefik Osmani për "Panorama Sport".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania