Panorama Sport (Albania)

Lëvizja e fundit, Luftëtari ndryshon administra­torin

Përmbarimi ka bllokuar llogarinë e klubit

-

Ndryshime në klubin e Luftëtarit. Nuk bëhet fjalë për aksionerë të rinj, por për administra­torin e klubit, i cili rezulton të jetë larguar që më 5 dhjetor. "Panorama Sport" mëson se Këshilli Mbikëqyrës i shoqërisë aksionere të Luftëtarit ka pranuar dorëheqjen e administra­torit Donjaldo Hoxha. Ky i fundit ishte emëruar në këtë detyrë vetëm dy muaj më parë. Ndërkohë, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Luftëtarit, Grigor Tavo dhe Aleksandër Misto, kanë emëruar si administra­tor të ri të shoqërisë, Fatjon Kajushin, i cili do të jetë në këtë detyrë për një afat 3-vjeçar. Klubi i Luftëtarit ka depozituar vendimin edhe në QKB (Qendra Kombëtare e Biznesit), teksa sqaron se në mbledhje mungoi anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, Artur Dadaj. Mirëpo, sipas statutit të shoqërisë, vendimet vlerësohen të vlefshme nëse janë të pranishëm më shumë se ½ e anëtarëve. Kësisoj, administra­tori i ri i klubit të Luftëtarit do të jetë pikërisht Fatjon Kajushi. Bllokimi - Ashtu si shumica e klubeve të futbollit në Shqipëri, edhe Luftëtari rezulton debitor në tatime. Mirëpo, së fundmi klubit i janë bllokuar llogaritë edhe nga Zyra e Përmbarimi­t. Gazeta zbulon se me një vendim të datës 4 dhjetor 2018 është vendosur masa e sekuestros konservati­ve për klubin deri në një urdhër të dytë. Duke qenë se klubi nuk ka shlyer një detyrim ndaj kreditorit Kamela Petro, zyra përmbarimo­re ka marrë këtë vendim. Nuk dihet ende shuma e borxhit, por gjithsesi për momentin llogaritë bankare të klubit janë të bllokuara. Tashmë u mbetet drejtuesve për të zgjidhur këtë situatë, teksa emergjente është shlyerja e pagave të prapambetu­ra të lojtarëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania