Panorama Sport (Albania)

Allmuça: Kapim kreun, edhe Vllaznia do gabojë

“Kemi ndryshuar, stërvitemi kur duam dhe paguhemi”

- SKERDILAID SULOZEQI

Nëse në sezonet e fundit Dinamo lëngonte, këtë vit e ka nisur me objektiva madhorë Kategorinë e Parë. Edhe pse janë 11 pikë larg kreut, stabilitet­i që kanë treguar në lojë u jep shpresë bluve të kryeqyteti­t. Ndryshe nga e shkuara, tashmë kushtet stërvitore janë shumë herë më të mirë dhe mbi të gjitha financat. Nëse dikur vuanin për rrogat, tashmë kanë marrë edhe shpërblime. E gjithë kjo situatë e bën Igli Allmuçën që të mos heqë dorë nga misioni “Superiore”. Trajneri e ka të qartë se rrugëtimi nuk do të jetë i lehtë, por beson se kur janë edhe dy faza për t’u luajtur, mundësitë për t’u ngjitur në krye të Grupit A ekzistojnë. Në një rrëfim të dhënë enkas për “Panorama Sport”, numri një i stolit dinamovit bën llogaritë e 14 javëve të para dhe zbulon planet për merkaton. “Kemi bërë një kampionat të mirë do të thosha dhe kemi krijuar një filozofi loje. Pa dyshim që kemi pasur mundësi për më shumë, pasi cilësia në ekip nuk na mungon dhe rrjedhimis­ht duhet të përmirësoh­emi. Por, nëse bëjmë një bilanc të shpejtë pasi është mbyllur gjysma e parë e kampionati­t, mund ta them me bindje se jemi në rrugën e duhur”, u shpreh fillimisht trajneri.

PENGJET - Allmuça ka edhe pengje dhe pohon se humbja me Korabin në shtëpi ishte e pafalshme. “Kemi bërë disa gabime gjatë kësaj peri- udhe. Disa ndeshje duhet të kishin përfunduar ndryshe. Kemi barazuar atje ku duhet të fitonim dhe kemi humbur atje kur minimalish­t të paktën meritonim barazim. Peng më ka mbetur ajo disfatë në shtëpi me Korabin, në shifrat 2-0, në javën e 12-të në mos gaboj. Kurrsesi nuk duhet ta kishim humbur, e ato pikë na mungojnë shumë. Gjithsesi, le të shohim përpara”, tha 38vjeçari.

RIVALITETI - Gara është rritur ndjeshëm, sidomos me Vllazninë që po imponon veten, ndaj edhe Allmuca thotë: “Rivale i kemi që të gjitha skuadrat e grupit tonë, pasi secila ka objektivat e veta. Kush lufton për kreun, të tjera për pesëshen e parë dhe të tjera për mbijetesën. Megjithatë, unë besoj se ashtu si kemi hedhur ne hapa flas, do të gabojnë edhe rivalët tanë të kreut. Vllaznia ka realisht një ekip të mirë. Ata janë të freskët në këtë Kategori të Parë, por vijnë me grup lojtarësh, të cilët kanë qenë me ta edhe në Kategorinë Superiore. Por, kur janë për t’u luajtur edhe dy faza, mendoj se edhe ata do të kenë përballje të vështira dhe do përplasen me njëra-tjetrën, ndërsa ne jemi pak më të favorizuar në këtë aspekt. Gjithsesi, jemi të përgatitur për çdo duel”.

NDRYSHIMET - Një klub pa seli dhe fusha sigurisht që vuan, megjithatë më në fund Dinamo ka siguruar të paktën një terren që të stërvitet normalisht. “Te Dinamo këtë sezon kanë ndryshuar shumë gjëra, duke filluar që nga ato thelbësore­t, pikërisht nga stërvitja. Këtë vit ne kemi zgjidhur çështjen e fushës, pasi stërvitemi në orar të përshtatsh­ëm në kompleksin stërvitor në Pezë-Helmes. Çdo gjë është e planifikua­r dhe kemi pasur e do kemi një axhendë të përcaktuar mirë për çdo lëvizje tonën në aspektin sportiv”, theksoi ishmesfush­ori, i cili që prej 2015ës drejton Dinamon.

FINANCAT - Nëse deri vjet skuadra kishte probleme të mëdha me pagat, tashmë jo vetëm që i merr rregullish­t ato, por ka edhe shpërblime. “Aspekti tjetër dhe më i rëndësishm­i këtë sezon janë financat, drejtuesit kanë qenë superkorre­ktë sa u përket rrogave të dhëna, pasi të gjithë e dimë se në sezonet e shkuara si shumë ekipe në Kategorinë e Parë dhe ne kemi pasur problemati­ka në pagesa. Këtë vit çdo gjë është ndryshe, rrogat nuk kanë munguar dhe nuk ka pasur vonesa qoftë edhe ditore. Madje, as premiot nuk kanë munguar. Kështu që aspekti financiar te Dinamo është i zgjidhur, ndaj dhe futbollist­ët kanë qenë të obliguar moralisht dhe profesiona­lisht që të bënin dhe bëjnë më të mirën. Deri diku ia kemi arritur, por presim përmirësim akoma”, shtoi ai.

STRATEGJIA - Diferencat me kreun janë të mëdha, por plani i klubit vazhdon që të mos ndryshojë. Këtë e thekson edhe numri një i stolit të bluve, që thotë: “Ne vazhdojmë me të njëjtën strategji, kemi një ekip me lojtarë të rinj të talentuar dhe duam që t’u japim mundësinë që të rriten. Por, edhe pse në moshë të re, ata kanë aftësinë që të na ndihmojnë për qëllimin tonë final. Pa harruar ndërthurje­n me boshtin e ekipit me pjesën tjetër, futbollist­ët me eksperienc­ë që përbëjnë bazën dhe pjesën thelbësore të ekipit. Kështu, të gjithë bashkë duhet të bëjmë që Dinamo të jetë kandidate kryesore për të synuar ngjitjen. Synimi ynë kryesor është vendi i parë dhe ngjitja në Superiore, pasi derisa matematika të na e lejojë, ne do e tentojmë. E dimë që është e vështirë. Do jemi korrektë e seriozë dhe do bëjmë maksimumin për të arritur këtë objektiv madhor. Është i vështirë, por jo i pamundur”.

MERKATO - Allmuça pret afrime, e megjithatë e ka të qartë se janari nuk rezervon shumë cilësi. “Sa i përket merkatos, ne jemi duke evidentuar pikat tona të dobëta dhe do synojmë që të afrojmë lojtarët që na duhen për të përforcuar skuadrën, por e theksoj se do mundohemi të afrojmë lojtarët më të mirë që do jenë edhe të lirë në janar. Është e vështirë në dimër, por ne do përpiqemi që përzgjedhi­m më cilësorët”, përfundoi trajneri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania