Panorama Sport (Albania)

Sfida e Besëlidhje­s, kërkon 12 pikë për të shpëtuar... sezonin

Rrezikohet pesëshja e parë, klubi mendon për merkaton

- Preng Gjikola

Besëlidhja e mbylli 2018-ën me një barazim. Një pikë bëri që të stacionohe­j në vendin e pestë, që është edhe vija e kuqe, e cila ndan “Play-Off”-in nga “PlayOut”-i. Lezhjanët e nisën me pretendime madhore sezonin, por me 15 pikë më pak se Vllaznia objektivat janë lëkundur ndjeshëm. Duke e ditur se kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në mbylljen e fazës së dytë, ku do të përcaktohe­n edhe dy minigrupet, të besuarit e Vladimir Gjonajt janë të dënuar që shumicën e tyre t’i fitojnë, në të kundërt rrezikojnë që të humbasin pesëshen e parë dhe rrjedhimis­ht do të futeshin në garë te grupi i mbijetesës. Me futbollist­ët që kanë marrë pushimet dhe me dy largimet e konfirmuar­a prej kohësh, së sulmuesit Armando Pasha dhe mesfushori­t Bekim Erkoçeviç, është imediate ndërhyrja në merkaton e janarit, të paktën për të plotësuar dy vendet e lëna bosh. Nga ana e presidenti­t është premtuar rifreskimi i formacioni­t, jo vetëm për këto dy pozicione, por do të ketë edhe prurje të tjera, që po punohet për t’i sjellë sapo të nisë zyrtarisht merkatoja e janarit. Përveç largimit të dy futbollist­ëve, edhe pankina nuk ka pasur stabilitet në 2018-ën. Sezoni nisi me Ndriçim Kashamin, i cili e mbylli fazën përgatitor­e verore dhe 5 javë kampionat, por për rezultate të dobëta u dorëhoq. Vendin e tij e mori zv.trajneri Gledis Lani, i cili e drejtoi skuadrën deri në prag të sfidës ndaj Dinamos, pra edhe ky 5 ndeshje. Stoli iu besua më pas Vladimir Gjonajt, i cili në 4 ndeshje ka humbur përballë Dinamos, fitoi me Veleçikun dhe barazoi me Erzenin dhe Vllazninë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania