Panorama Sport (Albania)

Deliu: Besa, klub model për rritjen e talenteve

Kavajasit nuk kanë pushime, dje rinisën përgatitje­t

- Feriz Ferizaj

Besa vazhdon traditën e promovimit të talenteve. Pasi ka nxjerrë në treg për vitet e fundit emra si Dajsinani, Puja, Dobjani, Lushkja apo edhe Cara, një tjetër i shtohet listës. Bëhet fjalë për Arbër Deliun, mesfushori­n 18vjeçar, i cili jo vetëm po bind dhe fiton minuta nga java në javë, por në ndeshjet e fundit ka merituar edhe postin e titullarit në formacioni­n verdhezi. Ai ishte një nga 6 lojtarët e rinj që luajtën e barazuan në Ballsh kundër Bylisit. Deliu njihet si lojtar i qetë dhe pa shumë fjalë, por që di të shprehet aq bukur në fushë me teknikën, finesën dhe jo pak herë goditjet në portë. Arbër Deliu aktivizohe­t edhe tek U-19 duke qenë lojtari kyç i tyre dhe falë eurogolave, kjo skuadër vijon të jetë në vendet e kreut. Për herë të parë si lojtar i të rriturve të Besës, talenti flet për “Panorama Sport”: “Jam i fundit që mund të gjykoj Besën, por për mendimin tim i bashkohem trajnerit kur shprehet se kemi bërë mjaft mirë. Mund të kishim të paktën 4 pikë më shumë sesa kemi. E kanë thënë dhe të tjerët, por dua ta ritheksoj se Besa dhe askush tjetër ka guxuar të synojë Superioren me 50% të formacioni­t me 18-19 vjeçarë. Dhe kjo duhet parë si një mbështetje e së ardhmes së futbollit shqiptar, kur mjaft klube nxitojnë të marrin 30-vjeçarë të huaj në merkato. Prandaj them se jemi në rrugë të mbarë për Superligën. Falënderoj presidenti­n dhe stafin teknik, që si në asnjë klub tjetër na mbështesin e përkrahin neve të rinjve. Në futboll dihet se kur je i ri ke nevojë për përkrahje dhe minuta, pastaj secili ia bën vetë vendin vetes. Personalis­ht kam punuar dhe punoj që të justifikoj besimin që më është dhënë”.

AXHENDA - Besa është kthyer dje dhe ka vijuar stërvitjen. Mësohet se trajneri Gentjan Begeja ka vendosur që seancat të vijojnë deri më datën 29 dhjetor dhe më pas do të nisin pushimet e fundvitit. Data 3 janar do përkojë me rifillimin e përgatitje­ve. Ndërkohë, mësohet se presidenti Nexhat Bizhdili ka vijuar këto ditë kontakte me lojtarë të ndryshëm që priten të afrohen te verdhezinj­të, por që emrat nuk bëhen publikë derisa mes palëve të ketë një akord zyrtar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania