Panorama Sport (Albania)

Mërgjyshi mbetet “kampion”, Apolonia më e dobët në 4 sezone

Klubi hidhet në kërkim të trajnerit të tretë sezonal

- Bujar Rama

“Vjeshtë e dështuar”, kështu rezultoi pjesa e parë e kampionati­t për Apoloninë. U vetëdeklar­ua si pretendent­e kryesore në fillim të sezonit, por me kalimin e javëve skuadra filloi “të fusë ujë”. Dhe rezultati: skuadra më e dobët e 4 sezoneve të fundit të pjesëmarrj­es në Kategorinë e Parë gjatë 14 javëve të para. Një ekip që ka shënuar vetëm 8 gola (sulmi më i dobët ndër 20 skuadra të kategorisë përkatëse, bashkë me Turbinën), 24 gola më pak se Apolonia e së njëjtës periudhe të Mërgjyshit (2015-2016), 15 gola më pak se Apolonia e Kashamit (2017-2018) dhe 7 gola më pak se Apolonia e Demirajt (2016-2017); 14 pikë më pak se Apolonia e Mërgjyshit, 6 pikë më pak se Apolonia e Kashamit dhe 2 pikë më pak se Apolonia e Demi rajt. Apolonia e sivjetshme, një skuadër që shënoi gol në vetëm 5 nga 14 ndeshje dhe që të vetmin tregues pozitiv nga 3 sezonet e mëparshme ka numrin më të vogël të golave të pësuar: vetëm 8 të tillë (7 ndeshje porta është ruajtur e paprekur). I ardhur plot bujë, besim e motivim në krye të Apolonisë që pa filluar ky sezon, trajneri Marjol Miho dha dorëheqjen dhe pranoi dështimin pas humbjes së turpshme të skuadrës së tij në Fier, 0-2 me Elbasanin. Maringlen Kule e drejtoi ekipin ndaj Lushnjës, duke marrë 1 pikë “ngushëllim­i” në një situatë të tillë. Por peripecitë vazhdojnë dhe klubi vihet në kërkim të një trajneri të ri, pasi Kule do të jetë tani e më pas trajner i Shqipërisë U-19 të femrave. Sfidë e vështirë, por jo e pamundur për trajnerin që do të marrë përsipër drejtimin e kësaj skuadre, duke pasur parasysh pozicionin delikat aktual tëApolonis­ë në renditje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania