Panorama Sport (Albania)

Elbasani në 365 ditë, nga e Kategoria e Dytë te dëbimi prej... stadiumit

Kriza financiare vazhdon, 2018-ta mbyllet me aksionet e ngrira

- KATEGORIA E DYTË – KRIZA FINANCIARE – NGËRÇI ME AKSIONET DEGDISJA NGA STADIUMI Vladimir Mema

Elbasani lë pas një vit jo shumë pozitiv, pasi e pa veten të militojë në nivele shumë të ulëta të futbollit shqiptar. Nga Kategoria e Dytë dhe ngjitja në të Parën, problemet me financat dhe aksionet, pa harruar as problemin e pesë viteve të fundit: stadiumin. “Panorama Sport” u bën një pasqyrë 365 ditëve të klubit të Elbasanit në 2018, ku ka pak gjëra pozitive për t’u shënuar, por shpresohet që 2019ta t’i gjejë në një tjetër nivel.

Gjysma e parë e 2018-ës e gjeti Elbasanin të militonte në Kategorinë e Dytë, niveli më i ulët i futbollit shqiptar. Në fund të sezonit, verdheblut­ë arritën të ngjiteshin në të Parën, ku morën edhe trofeun e fituesit të Grupit B, ndonëse askush nuk festoi. Një vit në këtë kategori nuk është asnjëherë pak për një klub që vetëm para 13 vitesh fitonte titullin kampion.

RIKTHIMI NË TË PARËN

– Elbasani rikthehet në Kategorinë e Parë, por gjendja nuk ndryshoi aspak. U shpresua për formimin e një klubi që do të synonte ngjitjen në Superiore, por kur është luajtur gjysma e kampionati­t, verdheblut­ë do ta konsideron­in sukses nëse në fund do ia dalin të mbijetojnë. Gjysma e parë nuk ka qenë aspak e mirë, sepse janë të parafundit në renditje.

Prej disa vitesh elbasanasi­t kanë pasur probleme financiare dhe as 2018 që lamë pas nuk pësoi ndonjë ndryshim. Një skuadër e përbërë kryesisht me djem të rinj, të cilët më shumë luajnë për fanellë dhe qëllimin se e shohin klubin si një trampolinë. Megjithatë, në Elbasan “ngushëlloh­en” me faktin se në një situatë të tillë është një pjesë e madhe e klubeve të futbollit shqiptar.

– Është një histori e njohur për klubin çështja e aksioneve, pasi anglezët nuk investuan asnjëherë në klub. Në këtë mënyrë, gjatë muajve të verës, aksionerët e vjetër e dërguan çështjen në gjyq për rikthimin e tyre, por ende nuk ka marrë zgjidhje kjo histori. Shpresat ishin që të mbyllej brenda këtij viti ky problem, por me sa duket kjo çështje do arkivohet për 2019-ën.

– Është një situatë tragjikomi­ke ajo që ka ndodhur me stadiumin në Elbasan. Pasi të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Dytë i luajti në kompleksin “Shefqet Lamçja”, edhe me rikthimin në të Parën, elbasanasi­t po degdiseshi­n në fusha të tjera. Të pakën, në javët e fundit skuadra është lejuar të luajë në “Elbasan Arena”, ku edhe ka arritur të marrë disa rezultate pozitive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania