Panorama Sport (Albania)

Pëllumbi: 2018-ta super, buxheti thembra e Akilit

"Rekord ndeshjesh ndërkombët­are, financat të pamjaftues­hme"

- ARTIN LLESHAJ

Viti 2018 ishte shumë intensiv për volejbolli­n shqiptar, me aktivitete të shumta kombëtare dhe ndërkombët­are. Një rezultat i shkëlqyer erdhi nga Kombëtarja e femrave, e cila fitoi medaljen e bronzit në Ligën e Europës "Silver". Shqipëria priti gjithashtu edhe finalet e Europianit U-19 për vajza. Presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi, në një intervistë për "Panorama Sport" bën bilancin e sezonit, duke e konsiderua­r të suksesshëm, ndërkohë thekson se duhet riparë patjetër buxheti që shkon për volejbolli­n, pasi është shumë i ulët.

Një bilanc i volejbolli­t shqiptar për vitin 2018.

Vitin 2018 do ta quaj të super të suksesshëm për vetë faktin e një morie aktivitete­sh që ka pasur federata jonë në arenën ndërkombët­are dhe që u mbyll me organizimi­n e finaleve të Kampionati­t Europian U-19, event për të cilin morëm edhe përgëzime nga federata europiane. Patëm një kampionat kombëtar dinjitoz dhe me rivalitet, i cili u kurorëzua me ndeshje spektakola­re, si për meshkuj ashtu edhe për femra. Më pas vijuam me ndeshjet e skuadrave kombëtare, ku ekipi i vajzave mori medaljen e bronzit në Ligën e Europës "Silver". Më pas për të vazhduar me skuadrat e tjera të moshave, të cilat përfitoj nga rasti dhe i përgëzoj për punën e bërë.

Si do ta gjykonit pjesën e parë të sezonit 2018-2019?

Faza e parë dhe eliminator­et e Kupës së Shqipërisë treguan sërish një rivalitet të lartë duke qenë vazhdimësi e sezonit të shkuar. Për vetë shpërndarj­en e forcave në kampionat kemi pasur takime, të cilat kanë dhuruar spek- takël dhe për këtë fakt ne jemi shumë optimistë për të ardhmen e volejbolli­t shqiptar.

Klubet shqiptare, për shkak të problemeve të shumta financiare, nuk arrijnë t'i përballojn­ë shpenzimet që kërkojnë ndeshjet ndërkombët­are. Çfarë mendoni se duhet bërë për ta zgjidhur këtë problem?

Kjo është një çështje e nxehtë dhe tepër delikate, pasi bëhet fjalë për mbijetesën e klubeve. Ne si federatë kemi bërë përpjekje, në mënyrë që të kemi buxhete më të larta, por nuk kemi gjetur mbështetje­n në ministri dhe te njerëzit që drejtojnë sportin. Nuk kam parë ndonjë vizion apo dëshirë te këta persona për ta ndryshuar këtë situatë. Megjithatë, duhet të mblidhemi të gjithë bashkë si familje e volejbolli­t dhe të gjejmë hapësirat dhe mënyrat sesi mund ta zgjidhim këtë çështje. Klubet tona luftojnë për mbijetesë dhe mungon strategjia nga drejtuesit e sportit në ministri, sesi mund të mbështeten këto skuadra. Në volejboll pa ndihmën e shtetit nuk mund të bëhet përpara. Ne kemi për përpjekjet tona në ministri për të qenë sa më afër këtij komuniteti, ku unë jam një nga anëtarët të Këshillit të Lartë të Sportit, e megjithatë nuk kam parë që të mblidhemi apo të kemi një platformë për sa u përket sporteve elitare, të cilat kanë një prioritet në buxhetin e shtetit. Jemi në pritje dhe shpresojmë që sa më parë të bëhet diçka për këtë pjesë, pasi është vërtet një problem serioz. Ne bashkë me klubet po punojmë që t'u krijojmë mundësinë këtyre skuadrave që të marrin pjesë në kompeticio­ne të ndryshme rajonale që të përballemi të paktën me skuadra me kosto më të ulëta, të cilat janë afër nesh.

Në janar rikthehen takimet ndërkombët­are për përfaqësue­set e meshkujve dhe femrave. Çfarë prisni nga këto sfida?

Kombëtarja e femrave, siç edhe ju e dini, është një skuadër e rinovuar totalisht dhe mendoj se është shumë shpejt të kërkojmë rezultate. Ndërsa për skuadrën e meshkujve, ne kemi ambicie, pasi jemi në një zonë të "nxehtë" ku mund të kualifikoh­emi për në finalet e Kampionati­t Europian 2019. Kështu që në këtë fundvit, të gjithë ne jemi fokusuar në ekipet kombëtare pasi që në ditët e para të janarit fillojnë ndeshjet, ku ne kemi marrë masat duke nisur grumbullim­et përkatëse dhe u krijuar kushtet e përshtatsh­me ekipeve tona për të bërë një performanc­ë sa më dinjitoze.

Cilat janë objektivat e FSHV-së për vitin 2019?

Përderisa ne e nisim menjëherë vitin me ndeshjet eliminator­e të Kampionati­t Europian, dëshirojmë që edhe me pak fat të marrim pjesë në Europian me skuadrën e djemve që është edhe më afër kualifikim­it. Do të vazhdojmë të punojmë me moshat, ku do të jetë viti i tretë radhazi që ne do t'i aktivizojm­ë të gjitha ekipet kombëtare të moshave, të paktën në kampionate­t ballkanike. Ndërkohë, ajo që dua të theksoj më tepër, objektivi primar i këtij viti është krijimi i një akademie volejbolli për moshat e vogla, duke nisur nga moshat 6 deri në 12 vjeç, në mënyrë që të hedhim filizat e para në volejboll, t'i sensibiliz­ojmë edhe klubet në të gjithë Shqipërinë që të punojnë me moshat, pasi janë e ardhmja. Sigurisht, pa lënë pas dore asnjë nga detyrat që ka federata, siç janë kampionate­t kombëtare për të rritur dhe të gjitha moshave të tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania