Panorama Sport (Albania)

Sezoni 2018, rekord fansash në F1

Shefi i marketingu­t, Shon Breitçis: Vitin tjetër numri i shikuesve do jetë më i lartë

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Sezoni 2018 në Formu la 1 u mbyll me garën e fundit të zhvilluar më 25 nëntor në Abu Dabi, ku u dhanë edhe të gjitha verdiktet përfundimt­are të sezonit. Ky edicion rezultoi nga më të ndjekurit, duke vendosur edhe rekorde të reja për sa i përket publikut. Mbi katër milionë spektatorë kanë qenë të pranishëm gjithsej në 21 garat që janë zhvilluar gjatë vitit 2018, ku këtu përfshihen të gjitha biletat e shitura zyrtarisht për provat kualifikue­se të së shtunës dhe për garat e zhvilluara të dielave. Të gjitha këto të dhëna janë publikuar nga "Liberty Media", e cila është kompania që ka eksluzivit­etin e kuotave në Formula 1. Një shifër e jashtëzako­nshme shikuesish, e cila mesatarish­t shënon rreth 200 mijë spektatorë për çdo garë. Ky numër është një rekord i ri në 10-vjeçarin e fundit në garat e Formula 1. Ky sezon ka pasur mesatarish­t 7.83 për qind më shumë ndjekës se ai paraardhës, ndërkohë që gara më e ndjekur rezultoi Çmimi i Madh i Anglisë, ku të pranishëm ishin 340 mijë tifozë. Një detaj interesant është fakti që është regjistrua­r një numër më i lartë ndjekësish ditën e shtunë gjatë provave kualifikue­se sesa të dielave kur zhvillohes­hin garat. Të shtunave është regjistrua­r një numër prej 2.3 milionë shikuesish, ndërsa të dielave të pranishëm kanë qenë 1.7 milionë. Duket se çmimi i biletave ka bërë diferencën, pasi natyrshëm një biletë për garën kushton më tepër. Shefi i marketingu­t në Formula 1, Shon Breitçis, duket tepër i kënaqur nga këto shifra, të cilat i komentoi kështu: "Jemi shumë të kënaqur nga numri i spektatorë­ve që kemi pasur në këtë sezon. Duke e krahasuar me sportet e tjera, shikohet qartë që Formula 1 është ndër sportet më të rëndësishm­e. Besoj që numri i shikuesve do të rritet edhe më shumë gjatë vitit 2019", tha Breitçis.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania