Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Përjashtim­i i Naingolan, urdhër i Zhang

Tekniku zikaltër: Eksperti Ançeloti më "tremb", por pas Kievos...

- Përgatiti: LEDIO NASE

Barazimi kundër Kie vos mund të ketë mbytur entuziazmi­n në ambientet e Interit, por për festa në "San Siro" do presin Napolin: një supersfidë në sezonin e risisë në Serinë A, "Boxing Day" (kampionat në ditën pas Krishtlind­jeve si në Premier Ligë, nga ku është marrë shembulli), që premton spektakël. Luçiano Spaleti, duke konsiderua­r koincidenc­ën e eventeve, ka vendosur të prezantojë ndeshjen jo në konferencë­n klasike për shtyp, por për mikrofonat e "Inter TV": "Futbollist­ët janë të parët që kërkojnë të ringrihen pas Kievos në Veronë, duan të luajnë menjëherë për të 'kërkuar falje'. Nuk duhet të hyjmë në fushë me nervozizëm, sepse kemi përballë një kundërshta­r të vendosur mirë në fushë. Duhet të luajmë pa vrull, por me inteligjen­cë. Ançeloti është një nga më të mirët, në mos më i miri në Itali dhe ka ditur të optimizojë punën e mirë të Sarrit, duke përdorur eksperienc­ën e tij për të krijuar një makinë precize". Diferenca mes Napolit të Sarrit dhe të Ançelotit? "Mauricio bazohet te futbolli i ndërtuar përgjithës­isht mbi skemat dhe përsëritje­n e aksioneve; më pas, kur krijohet mundësia, shfrytëzoh­en hapësirat. Ançeloti zgjedh momentin: kur të sulmojë dhe kur t'i lërë fushë kundërshta­rit. Janë dy filozofi të ndryshme, por të rrezikshme. Ançeloti ka përjetuar shumë situata, e njeh mirë profesioni­n dhe di kur është momenti për të sulmuar apo mbrojtur". Inter-Napoli është një sfidë që mund të përsëritet edhe në Ligën e Europës. "Do ishte një spektakël më shumë, ashtu si nesër (sot), secila skuadër do luajë hapur, do ketë gola dhe nëse do rishihemi në një kompeticio­n më të lartë, do jetë vetëm kënaqësi".

KRISHTLIND­JE - Angazhimi më 26 dhjetor do jetë një eksperienc­ë e re për shumë lojtarë. Me siguri Krishtlind­jet nuk do kenë qenë të bollshme si shumë të tjera, në nivel ushqimi. "Nuk kam vendosur rregulla, te lojtarët zotëron profesiona­liteti dhe detyra, kujdesi ndaj joshjes së tavolinës klasike të mbushur për festa. Nevojitet një provë kuraje, por kemi lojtarë profesioni­stë që do dinë të dallojnë çfarë të hanë e çfarë jo, e shumta e konsumojnë 24 orë prapa. Profesiona­liteti i lojtarëve tanë është aspekti që më pëlqen më shumë të nënvizoj. Dikush ndoshta shkon përtej limitit, por këtë herë do dinë të limitohen". "San Siro", sakaq, pritet të jetë plot: "Fakti që spektatorë­t do jenë të shumtë në numër edhe gjatë ditëve të festave është emblema e dashurisë së madhe që kanë për Interin dhe ne duhet të bëjmë të pamundurën për t'ua shkëmbyer. Do angazhohem­i në maksimum për të fituar ndeshjen: do ishte një mënyrë shumë e bukur për t'i uruar, në njëfarë forme, për festat e fundvitit".

"NINXHA" JASHTË - Mes atyre që kanë shkuar përtej limitit, në tavolina (edhe pse jo ato të ngrënies), Razha Naingolan është emri i parë që vjen në mendje. "Më vjen keq që nuk e kam sepse është një lojtar shumë i fortë, por rregullat e një skuadre janë të rëndësishm­e, po aq sa sporti. Megjithatë, nuk është përjashtua­r nga ekipi. Do vazhdojë të stërvitet dhe të rikthehet në grup. Ndonjëherë kërkohet fajtori, por ne varemi nga Zhang sepse jemi Interi i Zhangut, atij që mori këtë vendim: unë duhet të kujdesem për respektimi­n e rregullave. Pas 2-3 ditësh, Naingolan do jetë sërish pjesë e skuadrës dhe presim kontributi­n e tij. Zhoao Mario, Azamoah dhe Miranda? Azamoah duhet të jetë gati, po ashtu si Zhoao. Ndërsa, Miranda nuk është riaftësuar".

 ??  ?? Ikardi dhe Insinje duke shkëmbyer fanellat
Ikardi dhe Insinje duke shkëmbyer fanellat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania