Panorama Sport (Albania)

Ikardi-Insinje, koha e revanshit

Interi nuk u shënon jugorëve prej 4 ndeshjesh, por Ançeloti vuan përballë Spaletit

- Përgatiti: LEDIO NASE

Nëse është e vërtetë që nuk është kur rë ide e gabuar t'i vjedhësh idenë armikut për ta çarmatosur, nuk mund të thuhet se Aurelio De Laurentis (presidenti i Napolit) ka ndjekur të njëjtën linjë mendimi verën e 2016-ës, ditët kur tentoi të joshë Mauro Ikardin. Sepse argjentina­si, "axurrët" nuk i ka dëmtuar asnjëherë rëndë. Madje është skuadra kundër së cilës sulmuesi ka bilancin më të dobët në raport me ndeshjet e luajtura. Trembëdhje­të përballje mes kampionati­t dhe Kupës së Italisë, dy gola dhe vetëm një fitore. Që, jo rastësisht, është edhe e fundit e Interit në "San Siro" kundër Napolit: 16 prill 2016, Inter-Napoli 20, goli i parë kishte si autor pikërisht Mauron. Nga ajo mbrëmje, zikaltrit nuk kanë arritur më t'u shënojnë jugorëve: 406 minuta "thatësirë", katër ndeshje (plus shtesat), dy fitore të napolitanë­ve dhe dy barazime, të dyja me shifrat 0-0. Nga takimi i fundit më 11 mars 2018, Napoli nuk ka barazuar më në transfertë: 8 fitore dhe 3 humbje.

NDËRTHURJE Megjithatë, edhe Napoli në krahun tjetër do përpiqet të përmirësoj­ë disa statistika negative: Lorenco Insinje, një nga lojtarët kyç (në mos thelbësori) për skuadrën jugore ka arritur t'i shënojë Interit vetëm një gol në 11 përballjet paraardhës­e deri tani; mes skuadrave të sfiduara së paku pesë herë gjatë karrierës së tij, më keq i ka shkuar vetëm me Atalantën: pra, sot pritet të jetë edhe ai mes protagonis­tëve. Driz Mertens është mësuar të kthehet në shtëpi me kujtime të bukura, por jo kur del nga "San Siro": është i vetmi stadium (mes atyre ku ka luajtur së paku dy herë në Itali) ku sulmuesi belg nuk ka arritur të shënojë asnjë gol (10 ndeshje në total). Ndoshta, një arsye më shumë për të thyer tabunë, mund të ketë menduar Karlo Ançeloti, i cili sot do festojë sakaq pankinën numër 450 në Serinë A (rivali "i përjetshëm" Luçiano Spaleti, sot në stolin e zikaltërve, qëndron 12 mbi të). Mes dy trajnerëve e sotmja do jetë sfida numër 22 (në të gjitha kompeticio­net): trajneri zikaltër numëron 10 fitore kundrejt 6 të homologut "axurr"; 5 barazime plotësojnë bilancin. Në total është përballja numër 145 mes dy klubeve në Serinë A: deri tani 63 suksese interiste, 45 napolitane dhe 36 barazime. Vetëm 9 (nga 72 ndeshje) janë fitoret e Napolit në "San Siro": e fundit është regjistrua­r më 30 prill të 2017-ës (0-1, gol i shënuar nga Kajehon), ndërsa e para 25 qershorin e 1930-ës: Inter-Napoli 2-1.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania