Panorama Sport (Albania)

Barça del jashtë rruge, pengesa e fundit e "Zonjës" quhet Bajern

-

Matijs De Ligt shihet si mbrojtësi më i talentuar në qarkullim dhe jo më kot të gjithë skuadrat më të mëdha të kontinenti­t janë sulur drejt tij për të blerë kartonin e holandezit. Juventusi ka qenë skuadra e parë që është vënë në gjurmët e 19-vjeçarit, duke u nisur edhe nga marrëdhëni­a e shkëlqyer që klubi bardhezi ka me menaxherin e lojtarit të Ajaksit, Mino Raiola. Gjithsesi, presioni ka qenë i fortë edhe nga Barcelona, por së fundmi katalanasi­t kanë dalë jashtë gare, jo më shumë për sa i përket vlerës së kartonit, që duket se është rritur, nga 50 në 60 milionë euro, por mbi faktin se Raiola kërkon që përveç një skuadre të madhe që të plotësojë kërkesat ekonomike të lojtarit, të gjejë edhe një grup, një repart defensiv, ku De Ligt të fitojë edhe eksperienc­ë. Dhe te Barça, me përjashtim të Pikesë, ka pak mbrojtës të tjerë që mund t'i japin holandezit "një dorë" për t'u pjekur edhe më shpejt. SFIDË ME BAJERNIN - Dhe pikërisht për këtë arsye, Juventusi ka kaluar në krye të listës, më saktë ka qenë që në momentin e parë dhe mbi të gjitha, në Torino, Matijs De Ligt do të gjente dy "profesorë", si Xhorxho Kielini dhe Leonardo Bonuçi, por pse jo edhe një si Mehdi Benatia. Pavarësish­t kësaj, në orët e fundit ka hyrë në valle fuqishëm edhe Bajerni i Mynihut, i cili përveçse garanton një repart profesorës­h me lojtarë si Boateng, Humels, apo edhe Zyle, duket se i ka garantuar yllit të Ajaksit edhe një fanellë titullari nga sezoni i ardhshëm. Fundja, duke qenë se përpara se të zbarkonte te Bajerni, trajneri Niko Kovaç ka qenë një besnik i skemës 3-5-2 te Frankfurti, ai mund ta riprodhojë këtë gjë sërish në Mynih, me trion De LigtHumels-Boateng, nëse Bajerni gjen akordin me menaxherin Raiola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania