Panorama Sport (Albania)

Mesi “mbreti” i 2018-ës, Ronaldo godet me breshëri

Laport gjeniu i pasimeve, Franca "urren" rrotacioni­n

-

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Dhe fituesi është... Lionel Mesi. Nuk bëhet fjalë për një trofe, por një çmim simbolik për ecurinë e deritanish­me të këtij sezoni futbollist­ik. Kapiteni i Barcelonës vazhdon të jetë "Mbreti" i statistika­ve të bëra nga gazeta "AS".

MESI LIDER

E përditshmj­a spanjolle ka analizuar kategori të ndryshme të dhënash në lidhje me performanc­ën e 98 skuadrave në 5 kampionate­t kryesorë të Europës dhe ndër të paktët futbollist­ë që përmendet disa herë në këto renditje është "Pleshti". Le t'i marrim me radhë. Ai është lojtari me më shumë gola të shënuar në këtë pjesë të parë të sezonit me 15, duke u ndjekur nga surpriza Piontek (13). Leo është gjithashtu prezent edhe në pesëshen e lojtarëve që e godasin më shumë portën, por këtu e ka humbur duelin me rivalin e tij më të madh, Kristiano Ronaldo. Është portugezi që udhëheq listën me 119 goditje dhe tre të parët janë nga Seria A, Insinje dhe Piontek. Kapiteni i Barcelonës i katërti me 71 goditje. Ky i fundit gjendet i dyti për driblime (65), i pari për asiste (10), i pari për gola të shënuar nga faullet (3) dhe i pari në goditjet e shtyllave (7).

RONALDO

Kristiano është i pari vetëm në goditjet e bëra dhe shfaqet vetëm 2 herë në këto klasifikim­e (16 tabela). Ai është gjithashtu një nga 5 lojtarët që ka luajtur më shumë

ndeshje pa pësuar gol (9). Këtu ligjin e bëjnë lojtarët e Liverpulit si Alison, Robertson dhe Van Dajk.

PASIMET

Ka një ndryshim në këtë fund të pjesës së parë të sezonit me fillimin e sezonit. Sepse lojtari me më shumë pasime në Europë ishte Zhorzhinjo, ndërsa tani është mbrojtësi i Sitit, Laport, me 1444 pasime. Por, edhe italobrazi­liani i Çelsit nuk është shumë mbrapa, por i dyti me 1396 pasime. Çelsi i Sarrit ka edhe lojtarin e tretë në këtë kategori. Bëhet fjalë për mbrojtësin Antonio Rydiger.

SURPRIZAT

Është çudi fakti që në këto renditje skuadra të mëdha si Reali dhe Bajerni i Mynihut, Dortmundi, Atletiko e Madridit përfaqësoh­en me nga një lojtar (Ramos për penallti dhe Zyle për pasime dhe Alkaser për gola, Oblak për ndeshje pa pësuar), ndërsa të tjera si Interi, Mançester Junajtid nuk ia kanë dalë të kenë statistika pozitive për të pasur një vend nderi. Krejt ndryshe situata me Milanin, që përfaqësoh­et nga Suso. Spanjolli ka një vend nderi në asistimet e kryera në këtë sezon. Ka një fakt tjetër interesant që vjen nga kampionati francez. Duket se aty e "urrejnë" rrotacioni­n. Sepse 5 futbollist­ët që kanë luajtur më shumë minuta deri tani vijnë nga Ligue 1. Si për çudi, në këtë listë mungon Luka Modriç, i cili nuk ka arritur të renditet mirë në asnjë kategori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania