Panorama Sport (Albania)

Bolonja-Lacio, kur vëllai mund të shkarkojë... vëllanë

Sfida e "Dal'Aras" vë përballë dy Inzagit, me Filipon që rrezikon stolin në rast humbjeje

-

Një fabul, por nga ato që ndoshta dy vëllezërit Inzagi do të kishin dashur ta shmangnin, sidomos në këtë fundvit 2018. Filipo Inzagi, i cili po përjeton një moment shumë të vështirë në krye të pankinës së Bolonjës, sot do të gjejë përballë Lacion e drejtuar nga Simone, por me këtë të fundit, i cili në rast fitoreje, mund t'i bëjë një dhuratë të shëmtuar vëllait të tij të madh, siç mund të jetë shkarkimi. Me tri barazime dhe dy humbje në pesë ndeshjet e fundit, Bolonja është në zonën e rënies nga kategoria, ndërsa Lacio ka rigjetur zonën Champions, prandaj sfida është ndër ato më delikatet, ku të dyja skuadrat nuk do të duan kurrsesi që të humbin, por mbi të gjitha me një derbi në familje, i cili mund të shkaktojë jo pak dhimbje me rastin e Krishtlind­jeve dhe Vitit të Ri. "Të sfidoj Simonen edhe nga stoli do të jetë shumë emocionues­e. Ai po bën një punë të shkëlqyer dhe i ka dhënë një identitet të tijin Lacios, një skuadër shumë e fortë, e cila meriton që të luajë në Champions sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, edhe pse ka pak që besojnë te Bolonja ime në këtë moment, unë kam bindjen se nëse dalim në lojën tonë, mund të bëjmë një rezultat të rëndësishë­m", u shpreh trajneri i Bolonjës, Filipo Inzagi. Por, nga ana tjetër, edhe Simone kërkon të fitojë, madje të përfitojë nga kriza që ka kapur skuadra si Roma e Interi që luftojnë për zonën Champions, por në të njëjtën kohe, pse jo për të përfituar nga dueli i zikaltërve me Napolin: "Shumë emocionues­e, nuk mund të ndodhë ndryshe, - shprehet edhe Simone Inzagi. - Folëm në telefon me njëritjetr­in, shkëmbyem urimet, por as mos e mendoni se kemi hapur letrat në lidhje me formacione­t apo mënyrën sesi mund të luhet kjo ndeshje. Unë di të them se Filipo do ta nxjerrë Bolonjën nga ky moment i vështirë, do t'i dhurojë mbijetesën, ndërsa unë kam fatin që të kem një skuadër shumë më të fortë dhe duam të fitojmë për të ruajtur zonën Champions", tha trajneri i Lacios, që sigurisht portën e skuadrës së tij do ta mbrojë shqiptari Thomas Strakosha nga minuta e parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania