Panorama Sport (Albania)

Statistika­t në Gjermani, Bajerni nga “pre në gjahtar”

Kampionët kaluan tri faza të ndryshme në 2018

-

Yjet e Bajernit të My nihut më në fund janë zgjuar dhe tani po shfaqin atë që dinë të bëjnë më mirë, lojën e bukur dhe fitoret rresht. Duket se ndërrimi i roleve nga "preja" nga skuadrat e tjera të Bundesligë­s në "gjahtar" të tyre ka provokuar te lojtarët një zgjim nga gjumi i nëntorit, kur Bajerni arriti edhe dy humbje rresht në kampionat. Nga nëntë pikë, Bajerni arriti ta shkurtonte në gjashtë pikë diferencën me Borusian e Dortmundit, të vendit të parë. Kjo e fundit u ndal për herë të parë në këtë sezon nga Dyseldorfi në transfertë. Por, shkëlqimi i tyre u kurorëzua me fitoren ndaj Gladbahut në "Signal Iduna Parl", ndërkohë që Bajerni fitonte ndeshjen e pestë radhazi ndaj Frankfurti­t në transfertë. Frank Riberi dhe Rafinja vulosën fitoren e pestë radhazi për skuadrën e trajnerit Kovaç. Tri ishin fazat që skuadra e Bajernit duhet të kalonte deri në përfundim të pjesës së parë të sezonit. Faza e parë ishte ajo pozitive, ku e skuadra nisi mirë kampionati­n e ardhur nga një stërvitje me intensitet të lartë gjatë verës. Faza dytë ishte edhe faza e keqe. Shumë humbje dhe barazime radhazi, stoli i Kovaçit nisi të lëkundej dhe lojtarët duket se e kishin braktisur trajnerin. Faza e tretë është ajo e gjuetisë. Bajerni ndodhet në vendin e dytë dhe do të duhet të ndjekë Dortmundin në pjesën e dytë të sezonit për të arritur të fitojë kampionati­n. Ndeshja e kthimit do të luhet në Mynih dhe bavarezët shpresojnë që deri atëherë verdhezinj­të nuk do të kenë ecurinë e fazës së parë.

KOVAÇ

Vetë Kovaç e pranoi presionin që kishte në kohën kur Bajerni kishte vështirësi të gjente rimtin dhe pësonte shumë gola duke lënë shumë pikë rrugës. Ai komentoi edhe për largimin e Murinjos nga Mançester Junajtid. "Që kur erdha te Bajerni, e dija se presioni ndaj meje dhe skuadrës sime do të ishte i madh, pasi këtu duhet vetëm fitosh. Nuk më vjen mirë kur dëgjoj që shkarkohet një trajner, edhe pse kjo është pjesë e punës sonë. Më erdhi keq për Mourinjon, por ashtu si ai rrezikojmë të gjithë, edhe unë. Për më tepër kur je trajner i një skuadre të madhe", tha Kovaç. Trajneri i bavarezëve beson se gjërat do të jenë më mirë në fazën e dytë për të dhe skuadrën e tij. "Tani kemi kohë të mendojmë vetëm për kampionati­n dhe që në janar duhet të jemi afër Borusias".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania