Panorama Sport (Albania)

O Babagjysh merre dhe Panuçin, por jo “babuçin”!

- Nga GËZIM SINEMATI

N jë ditë të bukur me "di ell kuqezi", trajneri i Kombëtares, Panuçi, ka thënë se është me fat që punon me një president inteligjen­t si Duka. Dhe kur i tha këto fjalë plot sheqer italiani? Kur të gjithë e drejtonin gishtin e fajit vetëm nga Panuçi dhe jo nga "babuçi", menaxheri i talentuar i trajnerëve pa talent. Ndaj skeptiket pyesnin me habi, por dhe me dyshim: mos vallë presidenti është i kënaqur me ato që ka bërë trajneri, edhe pse...

Një ditë të bukur me “diell kuqezi”, trajneri i Kombëtares, Panuçi, ka thënë se është me fat që punon me një president inteligjen­t si Duka. Dhe kur i tha këto fjalë plot sheqer italiani? Kur të gjithë e drejtonin gishtin e fajit vetëm nga Panuçi dhe jo nga “babuçi”, menaxheri i talentuar i trajnerëve pa talent. Ndaj skeptikët pyesnin me habi, por dhe me dyshim: mos vallë presidenti është i kënaqur me ato që ka bërë trajneri, edhe pse populli i futbollit ka kohë që ka dalë në “protestë”? Akoma nuk dihet se cila është e vërteta e binomit të dashurisë, por, kur këto ditë ka dalë në qarkullim me sukses lajmi se Panuçin kërkon të na e “vjedhë” Roma, duket sikur dy- shja president-trajner po kombinon sipas skemës...

Nuk është pa qëllim, kur Panuçi në foton e botuar është kapur duke bërë një finte joshëse, nga ato që pak kolegë të tij nëpër përfaqësue­se do të guxonin t’i bënin topit një tokëzim kaq të ëmbël. Kjo tregon se Panuçi me topin mbetet një kristian më i besueshëm sesa kur përbetohet se “nuk po na e dredh me Romën”. Si mund ta bluajë një arratisje të tillë, edhe pse ka privilegji­n e madh që kur dështon si trajner, disa nostalgjik­ë përdorin si lëvozhgë kohën e artë kur ka qenë “roje zvicerane” te porta e Milanit. Dhe në anët tona, përrallat me emra të mëdhenj në fushë, të cilët bëhen liliputë në stol, mbeten gjithnjë të preferuara. Edhe në kohën e holandezit Han, një nga dështimet më të suksesshme kuqezi, nga dashuria e madhe për futbollist­in, duke harruar vlerën e trajnerit, numëronim me zell në rrugë 40 apo 41 hapa për të kujtuar dhe nderuar golin historik të Hanit në portën e Zofit...

“Disa nostalgjik­ë përdorin si lëvozhgë kohën e artë kur ka qenë ‘roje zvicerane’ te porta e Milanit. Në anët tona, përrallat me emra të mëdhenj në fushë, të cilët bëhen liliputë në stol, mbeten gjithnjë të preferuara...”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania