Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja, një formacion me valixhe në dorë

Nga Hysaj te... Mavraj, kuqezinjtë me sytë nga merkato

-

OLSI TUJANI

Dhjetë futbollist­ë të Kombëtares e kanë mendjen te merkato. Për arsye të ndryshme, kush më shumë e kush më pak, e ka të domosdoshm­e që të kthejë sytë nga tregu i transferim­eve gjatë hapësirës në janar për të vijuar gjysmën e dytë të sezonit në një skuadër më të mirë, kampionat më të mirë apo edhe në një skuadër tjetër që e vlerëson dhe e ka në plan të parë. Thuajse një formacion i plotë i shqiptarëv­e mund të rreshtohet me “valixhe në duar”. Si për ironi të fatit, Kombëtaren e plotëson edhe trajneri Panuçi, i cili së fundmi është lidhur me një kandidatur­ë për të pasuar trajnerin Di Françesko te Roma.

MERKATO - Mërgim Mavraj është një prej lojtarëve të boshtit të Kombëtares që pritet të jetë në kërkim të një ekipi të ri. Jo për shkak se ësh- të pa kontratë, por për faktin se tek Aris duan ta largojnë. Gjithashtu, Elseid Hysaj është i “ngrirë”. Napoli ka ndërprerë bisedimet, por Sarri po mbledh informacio­ne rreth tij për të gjendur mundësinë e transferim­it në janar. E teksa ka humbur postin e titullarit të paprekshëm, mbrojtësi kuqezi do ta kishte perfekte transferim­in në Londër tek ish-trajneri që e ka suportuar dhe sjellë deri në këtë pikë të karrierës. I treti prej mbrojtësve është Naser Aliji. I transferua­r te Dinamo e Bukureshti­t, mbrojtësi ka pasur një lëndim, por në Rumani aludojnë se ai nuk do kthehet më dhe se do kërkojë zgjidhjen e kontratës për të qenë i lirë në janar. Pak më tutje, formacioni nis të ketë edhe emra në mesfushë. Abazaj është një prej tyre, duke qenë se tek Anderleht, nuk i kanë dhënë hapësirat e duhura. Ish-ylli i Superiores do të tentojë në janar një sistemim në skuadër tjetër, ku askush nuk do e paragjykoj­ë si tani dhe do i japin shanset që meriton. Jahmir Hyka është një tjetër kuqezi i lirë. Pas mbylljes së kontratës me San Hoze Ërthkuejks, fantazisti është i prirë për rikthim në Europë dhe janari pritet ta gjejë të sistemuar.

BOMBERËT - Çdo skuadër ka nevojë për sulmues dhe Shqipëria akoma më shumë, për vetë mungesën e golave së fundmi. Në Turqi raportojnë se Goztepe kërkon ta largojë Cikalleshi­n në janar, ndërkohë që në Spanjë dhe Zvicër aludojnë për rikthim të mundshëm të Armando Sadikut te Lugano si huazim. Sindri Guri është një tjetër me sytë nga merkato, teksa Ostende nuk ofroi mundësitë që pretendoi në start. Në Skoci, Grezda nuk shihet më i paprekshëm dhe shpesh po e kritikojnë më tepër sesa duhet. Gjithashtu, nuk e përjashtoj­në mundësinë e ikjes nga Rejnxhërs.

TRAJNERI - Është një Shqipëri pa portier, teksa Berisha e Strakosha janë të sistemuar, ama “ekipin e merkatos” e kompleton vetë trajneri. Ditët e fundit, Kristian Panuçi është nxjerrë në merkato si alternativ­ë për të drejtuar Romën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania