Panorama Sport (Albania)

Stadiumet bosh nga dënimet, Duka: Ja si zgjidhet

“Panuçi? Nëse e do Roma, kemi trajner të mirë. S’jam penduar”

-

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, në një intervistë për gazetarin Ylli Aga në “SuperSport”, ka analizuar vitin 2018 me të gjitha aspektet. Si në futbollin vendës, ashtu edhe për Kombëtaren.

Nëse do t’i vendosni notë vitit 2018, cila do të ishte sipas jush?

Është e vështirë! Nuk kam qenë ndonjëherë mësues për të vendosur nota, por mund ta konsideroj si një hap pozitiv, krahasuar me vitet e mëparshme, nga rezultati dhe nga gjithçka ka ofruar futbolli.

U konfirmuat për herë të 5të në FSHF. Ishte betejë e veçantë?

Emocion ndryshe, jo si ato në fushën e lojës, por që nga momenti kur ka përfunduar Asambleja, i kam harruar dhe jam përqendrua­r në atë se çfarë mund të përmirësoj­më dhe ndryshojmë për futboll më të mirë.

Flitet se mund të kandidoni në zgjedhjet lokale…

Nuk e besoj se do të garoj në zgjedhje politike.

Kombëtarja, 2 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje në 2018…

Bilanci nuk mund të konsideroh­et pozitiv, por nuk është e njëjtë edhe paraqitja e ekipit. Ndeshjet miqësore, si fitorja me Uellsin, nuk më gëzojnë, pasi dua rezultat në ndeshjet zyrtare. Miqësoret janë për t’u përgatitur për ndeshjet zyrtare dhe këtë nuk e kemi bërë mirë.

Bilanci i Panuçit është 14 ndeshje, 4 fitore, 2 barazime dhe 8 humbje, por sërish i dhatë besim…

Nuk jam penduar as që e emërova dhe as që i konfirmova besimin. Unë të dyja vendimet në lidhje me të i konsideroj ende të drejta, duke pasur parasysh kohët kur janë marrë këto vendime. Kam besim se trajneri do të bëjë më mirë në të ardhmen.

Sa mundësi ka që ai të ikë trajner te Roma?

E lexova si lajm, por nuk e di nëse ka vërtetësi, pasi nuk kam folur me Panuçin. Nëse Roma ka interes, do të thotë që kemi trajner të mirë, që zgjon interesin edhe të klubeve të tilla. Duke e njohur Panuçin, mund t’ju them se është mjaftueshë­m serioz që të mos nisë bisedimet, pa u konsultuar më parë me ne, meqë është nën kontratë.

Duket se po prodhohen edhe emra të rinj nga kampionati…

Ka disa elementë të rinj, që vijnë nga shkolla shqiptare të futbollit dhe po bëjnë vërtet mirë. Nuk dua të përmend emra, por disa prej tyre spikasin shumë dhe mund të jenë alternativ­a për Kombëtaren shqiptare.

Mendoni se është përmirësua­r arbitrimi apo nuk po merren më klubet?

Unë mendoj se arbitrat kanë gabuar edhe në këtë fillim kampionati, njëlloj si në të tjerët, por vetë klubet tashmë kanë krijuar më shumë besim dhe janë bindur se kemi të bëjmë me gabime njerëzore, që janë pjesë e lojës. Arbitri është një lojtar, që nëse i krijon kushte të mira dhe pak presion, do të luajë më mirë dhe do të bëjë më pak gabime. Kemi parë edhe në VAR gabime në vendime, jo më në atë arbitrimin njerëzor, ku duhet të vendosësh menjëherë.

VAR-i duket larg Shqipërisë, por 6 arbitrat janë më të mundshëm…

Si për VAR edhe për 6 arbitrat, nuk na mungon asgjë përveç financave. Një nga gjërat që duhet ta evidentojm­ë si problemati­kë, janë shumë ndeshje pa tifozë. Ka një dorë të hekurt ndaj çdo lloj sjelljeje?

Edhe mua nuk më pëlqen ky lloj

dënimi, por nuk është se kemi gjetur një masë tjetër alternativ­e që të parandaloj­ë sjelljet e gabuara. Këtë pasojë parashikon Kodi i Disiplinës, por unë mendoj se duhet rritur bashkëpuni­mi mes klubeve dhe organeve kompetente, që të identifiko­hen individët që shkaktojnë rrëmuja në stadium dhe të dënohen ata personalis­ht, pa pasur nevojë për dënime kolektive. Kjo do të ishte gjëja më e mirë, por për momentin nuk kemi arritur ta bëjmë këtë gjë, ndonëse po punojmë për t’ia dalë dhe për të përmirësua­r edhe rregullore­n. Kemi nevojë për shumë tifozë në stadium, ndaj edhe mua nuk më tingëllon mirë kjo situatë.

A mund të kalohet tek instalimi i kamerave në stadiume?

Ka filluar instalimi i kamerave dhe besoj se sezonin e ardhshëm do t’i kemi prezente në të gjitha stadiumet e Superiores. Ka klimë jo fort pozitive në situatën financiare të shumë klubeve... Gjendja financiare e klubeve të futbollit ka ardhur në përmirësim, pasi deri para pak vitesh kishin të ardhura zero dhe tashmë kanë disa të ardhura të sigurta, si ato nga e drejta televizive, por edhe sponsorët që kanë në bluzë. Edhe të ardhurat nga merkatoja apo shitja e futbollist­ëve po vijnë në rritje. Ne duhet të insistojmë për të siguruar të ardhura nga mosha e edukimit të futbollist­ëve, pasi nuk e kemi shfrytëzua­r këtë aspekt. Klubet nuk janë në situatën më të mirë të mundshme ekonomike, por ka përmirësim të dukshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania