Panorama Sport (Albania)

Rrogat Rrogat dhe... dhe... dhe... Osmani, si si u u përça përça Skënderbeu brenda një muaji

Deklarata e mbrojtësit tronditi grupin e lojtarëve për financat

- LLAZI SARO

Situata e vështirë që po kalon Skënderbeu, duket sikur nuk është thjesht në kuadrin e humbjeve dhe rezultatev­e negative që ka marrë ekipi në 7 javët e fundit të kampionati­t. Në kushte të tilla, korçarët dukshëm kanë edhe probleme të brendshme, të cilat nuk po i lënë lojtarët të qetë që të jenë të përqendrua­r për ndeshjet. Nga njëra anë, vendimi i KAS-it po vonon dhe kjo nuk ndikon mirë në klub dhe te futbollist­ët. Nga ana tjetër, pjesa financiare dukshëm mundon Skënderbeu­n. Ndonëse këtë herë lojtarët nuk prononcohe­n në lidhje me diçka të tillë, burime të sigurta të gazetës bëjnë me dije se një pjesë e futbollist­ëve të Skënderbeu­t kanë gati katër muaj që nuk janë paguar dhe kjo është pjesa që sjell mosqëndrue­shmëri në ekip. Mungesa e rrogave ka sjellë dukshëm pakënaqësi dhe mbi të gjitha mospërqend­rim. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se klubi është duke pritur që të mbushen arkat e veta, si pasojë e një granti që pritet të vijë nga UEFA, por ende nuk dihet se kur ky ngërç do të marrë zgjidhje.

DEKLARATA E OSMANIT

Ajo që i trazoi më shumë ujërat në kampin bardhekuq është edhe deklarata e dhënë pas ndeshjes me Teutën nga ish-mbrojtësi korçar i Skënderbeu­t që tashmë është kapiten te Teuta. Osmani e tha hapur se një pjesë e lojtarëve, kryesisht senatorët, kanë marrë pagat paradhënie deri në fund të këtij viti dhe kjo shkundi ambientin bardhekuq. Sigurisht që një gjë e tillë nuk u pranua nga pjesa tjetër e ekipit, që edhe pse jo hapur kanë filluar të ndjehen të diferencua­r. Në mbledhjen urgjente që zhvilloi Takaj fillimisht në Korçë e më pas në Durrës u sqarua një pjesë e mirë e kësaj situate, por garancia financiare që premtoi presidenti për të tijtë, duket se nuk i ka bindur lojtarët që të jenë të qetë plotësisht.

CILËSIA

Të gjitha këto së bashku, duke u shtuar edhe pjesën e cilësisë së ekipit bëjnë atë që Skënderbeu të mos ketë vijimësi në këtë sezon dhe të kalojë në këtë periudhë të errët. I pari që e vuri në dukje një gjë të tillë ka qenë vetë trajneri Orges Shehi, i cili ka kërkuar që në kohën kur merkato ishte e hapur që të afronte lojtarë me potencial në ekip, por një gjë e tillë nuk u bë e mundur. Mungesa e cilësisë dhe alternativ­ave në sulm dhe mesfushë duket se sjellin mosreagim të ekipit që asnjëherë më parë nuk kishte të tilla rezultate.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania