Panorama Sport (Albania)

Ronaldo mungon përballë Berishës dhe Gjimshitit

Jashtë edhe Kielini e Matuidi, trajneri: Në mars do të shihni forcën tonë reale

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Masimilian­o Alegri dhe Juventusi do të bëjnë udhëtimin e fundit larg Torinos për këtë vit, teksa kalendari i "detyron" që të luajnë në Bergamo kundër Atalantës, përpara ndeshjes së të shtunës, në shtëpi me Sampdorian, e cila do të mbyllë fazën e parë. Edhe pse në lojë janë tri pikët dhe dueli në distancë me Napolin, por pse jo edhe rekorde të tjera që kjo skuadër mund të thyejë në këtë vit diellor 2018, ashtu siç kishte paralajmër­uar trajneri bardhezi se për Kristiano Ronaldon ka ardhur ora që të pushojë.

Alegri, Ronaldo pushon me Atalantën?

Po. Kristiano do të udhëtojë me skuadrën dhe do të ulet në pankinë, përkrah meje. Në këtë mënyrë do të kemi shansin që të ndjekim një ndeshje së bashku, nga një tjetër pjesë e fushës. Unë jam shumë i lumtur për atë çfarë ai ka bërë deri tani, ashtu sikurse gjithë pjesa tjetër e skuadrës. Për më shumë, për Kristianon, kisha kohë këtë javë që të lexoja edhe disa statistika të tijat, të cilat nënvizonin se sivjet ishte starti i tij më i mirë, në nivel golash dhe numrash. Një si Ronaldo duhet ta kesh gjithmonë në formë dhe personalis­ht ai më duhet më shumë në mars e në vazhdim. Madje, me stërvitjen që po bëjmë sivjet, të jeni të bindur se Juventusin e vërtetë dhe Ronaldon e vërtetë do ta shihnin nga marsi e në vazhdim. Unë pres nga Kristiano që të jetë deciziv në Champions, pasi ky është objektivi ynë i madh.

Nëse ju do të ishit Babagjyshi i Vitit të Ri, çfarë dhurate do t'i bënit futbollit italian?

Nuk flas për dhurata, ndryshe do të dukesha mendjemadh. Mund të them se do të më pëlqente që i gjithë futbolli italian të punonte në një strategji të vetëm, të gjitha ekipet në të njëjtën linjë. Dhe nuk po them vetëm në aspektin sportiv, teknik e taktik, por edhe në nivel politik. Kështu që gëzuar festat dhe nëse unë nuk u kam bërë ende një dhuratë lojtarëve të mi, pres nga ata që të më dhurojnë tri pikët në kë transfertë shumë delikate ndaj Atalantës.

Po ju çfarë do të donit t'u dhuronit lojtarëve dhe Juves?

Objektivat që i kemi vënë vetes. Dhuratën e parë dua t'ua bëj më datë 16 janar, kur na pret Superkupa e Italisë me Milanin dhe ky do të doja që të ishte vetëm fillimi.

Përveç Ronaldos, çfarë ndryshimes­h të tjera do të bëni në formacion?

Nuk do grumbulloj Matuidin që është me ethe, por edhe Kielini do të pushojë. Në mesfushë ka shanse që të luajë Khedira nga minuta e parë, por do të kem kohë të vlerësoj të gjitha.

Do të luani përpara InterNapol­i... Çfarë prisni nga kjo javë?

Asgjë më shumë sesa të shoh sërish Juventusin tim që të tregohet e zonja dhe të kthehemi nga Bergamo me tri pikët. Nëse arrijmë që ta bëjmë këtë, do t'i shtojmë vetvetiu më shumë presion në këmbë Napolit dhe thjesht do të presim rezultatin që ata do të ofrojnë ndaj Interit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania