Panorama Sport (Albania)

Kamza rinovon me Avdylin, klubi: Nuk jemi supermarke­t

- Abdulla Dushku

Pas paralajmër­imit në "Panorama Sport" se portieri i Kamzës, Ilir Avdyli, shpallej lojtar i lirë në janar, klubi ka bërë një reagim të menjëhersh­ëm, teksa dje në faqen zyrtare ka konfirmuar rinovimin e kontratës me kosovarin. Në njoftimin për këtë marrëveshj­e të re me portierin, edhe pse nuk jepeshin detaje, paralajmër­oheshin klubet e tjera për interesimi­n që kanë pasur së fundmi. "Ilir Avdyli rinovon kontratën me skuadrën tonë. U bëjmë thirrje klubeve të tjera se të gjithë lojtarët që lakohen në media janë në kontratë me klubin tonë. Kamza nuk është një supermarke­t i hapur për të gjithë. Për çdo interesim do ju luteshim, që sipas rregullave, të trokasin në dyert tona", ishte apeli i klubit. Ndërkohë, së fundmi ka pasur një interesim konkret nga klube si Partizani dhe Teuta për mbrojtësin e djathtë, Erlis Frashëri. Gjithashtu të kuqtë mësohet se kanë në plane edhe vlonjatin Hektor Idrizaj. Mirëpo, të dy lojtarët janë nën kontratë dhe klubet e interesuar­a së pari duhet të gjejnë marrëveshj­en me Kamzën. Presidenti Naim Qarri po punon për të plotësuar kërkesat e trajnerit Ernest Gjoka, i cili kërkoi me ngulm afrimin e mbrojtësve. I pari që mund të quhet pjesë e Kamzës është Vangjel Zguro, edhe pse klubi nuk e ka zyrtarizua­r ende afrimin e pogradecar­it. Gjithsesi, fakti që ai ishte i pranishëm në darkën e shtruar nga presidenti Qarri për festën e Krishtlind­jeve, lë pak vend për aludime. Krahas afrimeve te Kamza, pritet të ketë edhe skarcime në ditët në vijim. Natyrisht nuk bëhet fjalë për lojtarë që kanë një peshë të madhe në skuadër, por më së shumti për ata që kanë pasur pak hapësira në këtë periudhë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania