Panorama Sport (Albania)

Zeka: Privatizim­i i Vllaznisë po pengohet, ika pa dëshirë

“Akademia ka talente, nuk ndërrohen me asnjë në botë”

- ADMIR URUÇI

Eugen Zeka u largua në janar të sezonit të kaluar nga Vllaznia pas mosmarrëve­shjeve me trajnerin e asaj kohe, Ernest Gjoka. Edhe pse dëshironte që të vijonte detyrën si drejtor sportiv, nuk mundi. Në një intervistë të dhënë për ”Shkodra.News”, ish-drejtori sportiv i kuqebluve rrëfen arsyet që e çuan drejt “divorcit” me klubin, “skanon” ecurinë e ekipit dhe nuk ngurron që të japë një koment për debatin e ditëve të fundit në lidhje me akademinë. Ai thekson se talentet shkodranë nuk ndërrohen me askënd në botë, ndaj mendon se Engin Firat po vepron gabim në merkato.

Zeka, jeni larguar që në janar të sezonit të kaluar nga Vllaznia. Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?

Që nga momenti i shkëputjes sime nga Vllaznia, për arsye familjare, nuk kam ndërmarrë asnjë impenjim “full time” për sezonin futbollist­ik. I detyruar që të udhëtoj shpesh, hera-herës ndjek pasionin tim duke bashkëpunu­ar me disa akademi të futbollit, në Londër dhe Xhenova, ku jap leksione futbolli për moshat e reja dhe trajnerë të rinj.

E ndiqni Vllazninë dhe a po ju mungon ajo?

Edhe pse ndodhem jashtë shtetit, mendjen dhe zemrën e kam gjithmonë te Vllaznia. Pa dyshim, më mungon shumë futbolli shqiptar dhe Vllaznia, por aspak klima antisporti­ve që kam përjetuar atje.

Jeni penduar që jeni larguar nga Vllaznia dhe e mendoni një rikthim te skuadra shkodrane?

Profesiona­lisht nuk jam penduar. Distancimi im nga ai sistem që kam lënë pas është rruga e vetme dhe e drejtë që do kishte ndërmarrë çdo profesioni­st tjetër, sikur të ndodhej në pozicionin tim. Për sa u përket ndjenjave, është e qartë që ndiej keqardhje, pasi jam ndarë kundër dëshirës sime nga ajo që kam dashur dhe e dua me gjithë shpirt, skuadrën e qytetit tim. E shoh dhe e mendoj të parealizue­shme. Sot është fakt për mua që në Shqipëri njerëzit e drejtë dhe të ndershëm janë të anashkalua­r.

Ndryshime të shumta te Vllaznia në sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Si e shihni ekipin tashmë një kategori më poshtë?

Një kategori më poshtë apo një kategori më lart, personalis­ht nuk shoh ndryshime rrënjësore, për më tepër që në klub vazhdojnë të ndjekin të njëjtën linjë organizimi dhe politikë sportive, si më përpara. Mjafton të përmend vonesat apo pengesat për privatizim­in e klubit, për të cilin nuk flet më askush për të kuptuar e vërtetuar bindjen time më sipër.

A besoni se Vllaznia do rikthehet në Superiore brenda këtij sezoni?

Rezultatet pozitive dhe renditja në krye të tabelës së klasifikim­it janë konfirmimi i pritshmëri­së që kanë pasur të gjithë për ecurinë e Vllaznisë në Kategorinë e Parë. Për emrin dhe historinë e saj, ky vit është dhe duhet të jetë tranzitor, sepse Vllaznia e ka vendin e vet vetëm në Kategorinë Superiore.

Cili është opinioni juaj për

stafin e ri drejtues te Vllaznia?

Respektoj dhe vlerësoj stafin e ri, pavarësish­t se jam pro ose kundër përzgjedhj­es së tyre. Njoh dhe kuptoj fare mirë problemati­kat e ndryshme atje, që mund të shoqërojnë hap pas hapi edhe stafin e ri, prandaj edhe iu uroj me zemër për më të mirën e mundshme në profesioni­n e tyre te Vllaznia.

Pse do të ishit kundër përzgjedhj­es së këtij stafi të ri?

Nuk kam asgjë kundër stafit të ri, të jetë e qartë, por personalis­ht do të kisha qenë për ndërtimin e tij vetëm me profesioni­stë nga rrethi i Shkodrës. Për më tepër, në Kategori të Parë kjo rrugëzgjid­hje do kishte reduktuar edhe më shumë shpenzimet e klubit për këtë vit.

Drejtori i ri sportiv premtoi në fillim vëmendje të veçantë ndaj akademisë, por tani ka synim lojtarët e rinj nga Afrika. Keni një koment?

Besimi dhe respekti i madh që unë kam për të rinjtë tonë më bën të them me bindje të plotë: që nuk do t’i ndërroja ato me askënd në botë. Që sot, po të duam, Vllaznia ka në gjirin e vet lojtarë të aftë dhe të gatshëm për kampionate­t e futbollit të çdo niveli në vendin tonë.

Por, ka shumë pakënaqësi te lojtarët e rinj të Vllaznisë. Mendoni se po nënvlerëso­hen?

Në fakt, është e kundërta. Kjo, pasi po ta mendoni drejt, do ta kuptoni që të rinjtë “mbivlerëso­hen”, sepse pretendohe­t që ata të bëjnë diferencën menjëherë dhe nuk iu dhurohet besimi e koha e duhur për përfundimi­n e ciklit të formimit të tyre si lojtarë profesioni­stë. Rastet dhe shembujt e afirmimit të shumë lojtarëve shkodranë nëpër rrethe e vërtetojnë plotësisht atë çfarë shpreha më sipër.

 ??  ?? Eugen Zeka, ish-drejtori sportiv i Vllaznisë
Eugen Zeka, ish-drejtori sportiv i Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania