Panorama Sport (Albania)

Tirana, Mema vë alarmin: Duhen Duhen blerje blerje urgjente urgjente

Trajneri: Kemi probleme në çdo repart, dua lojtarë që bëjnë diferencën

- OLSI AVDIAJ

Laçi mund për herë të tretë Tiranën brenda një sezoni. Edhe pse takimi i djeshëm ishte vetëm miqësor, sërish kurbinasit fitojnë 2-0 në Kamzë, duke i dhënë një tjetër “shuplakë” skuadrës së Ardian Memës, e cila humb edhe miqësoren e dytë të janarit. Takimi u luajt në Kamzë me Tiranën që aktivizoi më të mirët, veç Marvin Turtullit, i cili kishte probleme në kofshë. Në vend të tij, Gent Muça, por akoma nuk është gati për titullar. Nga ana tjetër, Prenga kishte lënë jashtë Shtubinën dhe si titullar ishte Çokaj. Edhe pse Tirana e nis me vrull, goli vjen shumë shpejt nga ana e Laçit. Sefgjini merr krahun në minutën e gjashtë, pason te Xhixha, i cili gënjen Muçën brenda në zonë, godet dhe 0-1 për kurbinasit. Tirana është pa busull, nervoze dhe luan keq. Nuk ka as kontrollin e lojës dhe as arrin të shkojë te porta kundërshta­re. Xhixha e Berisha shëtisin në zonën e Likës. Gjithsesi, goli i dytë nuk vonon. Është Mersinaj, i cili shtyn në portë një gjuajtje nga jashtë zone, duke nxjerrë jashtë loje portierin e Tiranës. Bardheblut­ë nuk janë askund dhe Mema bëhet spektator i një ndeshje të shëmtuar nga ekipi i tij, që duket i bllokuar. Trajneri bardheblu në minutën e 35-të largon Grecën dhe fut në fushë Ismailgeci­n. Anësori dukshëm i pakënaqur, pasi lahet, ndeshjen e sheh me familjarët e tij nga shkallët e stadiumit. Rasti më i mirë për Tiranën është për Hasanin, por Selmani, nga më të mirët në fushë së bashku me Kërçikun nga Tirana, i mohon golin. Në pjesën e dytë ndërrohen pothuajse të gjithë lojtarët, por është Laçi që kontrollon lojën. Tirana është apatike e ngurtë dhe krijon vetëm dy raste, njëri dukshëm në pozicion jashtë loje dhe një gjuajtje me kokë e Ngosë, e cila pritet mrekullish­t nga Selmani që bën diferencën në fushën e lojës. Tirana, pa busull në mesfushë dhe lojë pa ritëm, pranon humbjen e dytë po në dy miqësore. Edhe pse Mema në fund mundohet të justifikoj­ë ekipin, sërish duhet të pranojë humbjen, që sigurisht është e hidhur.

LËVIZJET – Ardian Mema ka bërë disa lëvizje dje në fushë. Kështu në një moment të caktuar ka kaluar mbrojtjen me tre, ku luanin Imami, Muça dhe Kërçiku. Hoxhallari gjatë 55 minutave, pas daljes së Grecës është aktivizuar si mesfushor qendre, ndërsa në sulm ka lu- ajtur dyshja Ngo-Hasani. Mema është munduar të shohë të gjitha pozicionet e mundshme, por veç Kërçikut stoper, gjërat nuk është se kanë shkuar mirë.

NGO – Majkëll Ngo bëhet sërish protagonis­t në fushën e lojës. Jo vetëm me shokët e tij, ndaj të cilëve shfryn sa herë që nuk i pasojnë topin. Rreth minutës së 40-të, anglezi ndërhyn ndaj Mersinajt, duke e dëmtuar, ndërsa Sefgjini e godet me top. Anglezi i sulet Sefgjinit, por është gjyqtari ai që ndan lojtarët nga një situatë, e cila mund të precipiton­te edhe në konfrontim të ashpër fizik. Në fakt, ndërhyrja ishte për karton të kuq, por u fal nga gjyqtari Xhaja, që të mos prishej ndeshja. Ngo disa herë shfryu edhe ndaj shokëve të skuadrës, por edhe kundërshta­rëve, duke treguar edhe njëherë se kur loja nuk shkon, ai mund të dalë shumë shpejt jashtë kontrollit dhe të lërë ekipin në baltë.

 ??  ?? Lojtarët e Laçit duke festuar
Lojtarët e Laçit duke festuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania