Panorama Sport (Albania)

Kutrone tërheq Milanin, Paketa: Do kapim majat

Dopieta e sulmuesit thyen Sampin, “Djalli” gati për Superkupën

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Milani siguron çerekfinal­et falë një dygolëshi të Kutrones. Në fund të një ndeshjeje pa fund, festa është e gjitha kuqezi, me Xhenaro Gatuzon që shijon kalimin e turit për meritë të sulmuesit të ri, i aktivizuar në kohën shtesë në vend të një të fikuri Kastijeho. Sampdoria tregohet e zonja për 90 minuta dhe jo vetëm qëndron në ndeshje, por rrezikon në më shumë se një rast për ta fituar. “Djalli” siguron rezultatin sepse tregohet më cinik, por edhe sepse në portë është njëfarë Reina, që tregon se mosha është thjesht numër.

PASIGURI — Ajo e djeshmja ishte një ndeshje me dy fytyra. Milani e nis mirë dhe teston reflekset e Rafael që në minutën e 9-të. Si zakonisht në javët e fundit, kuqezinjtë ulin ritmin me kalimin e minutave dhe Sampi përfiton duke u shfaqur më e rrezikshme. Ramirez, Kaprari e Kualjarela janë një gjemb që duket sikur mund të shpojë “Djallin” në çdo moment. Përveç pozitivite­tit të vendësve, dje u shfaq edhe blerja e re e Milanit, Lukas Paketa. Braziliani ofron një debutim të mirë, kërkon hapësirat dhe topin teksa në fund u dorëzohet ngërçeve, por edhe nevojave të ekipit për freski e përvojë. Në pjesën e parë, Sampi kërkon edhe një 11-metërsh për ndërhyrje të Zapatës ndaj Kaprarit, por dukshëm sulmuesi dorian “thekson” rrëzimin. Në minutat e fundit shkundet edhe Higuain që në pozicion të prirët për pak sa nuk ndëshkon Sampin pas një pjese të parë të kaluar në hije.

FRAKSIONI I DYTË — 45 minutat e dyta nisin përsëri me Milanin që merr iniciativë­n. Vetëm pesë minuta i duhen Bakajokos për të shënjestru­ar portën, teksa me kalimin e kohës janë vendësit ata që marrin në dorë manovrën. Duhen disa ndërhyrje vendimtare të Reinas për të mbajtur “Djallin” gjallë, ku për t’u theksuar janë ato të Saponaras dhe Ekdal. Kuqezinjtë reagojnë me Çalhanoglu­n, por goditjet e turkut nuk kanë saktësinë e duhur. Teksa Xhampaolo shpenzon zëvendësim­et (ndryshon të gjithë vijën e parë), Gatuzo pret minutën e 85-të për të bërë lëvizjen e tij, duke larguar Paketan dhe aktivizuar Borinin. Pavarësish­t planeve të teknikëve, 90 minutat mbyllen në barazim me Milanin që shqetësohe­t nga një qëndrim i zgjatur në tokë i Higuain, që duket i dëmtuar.

SHTESAT – Argjentina­si kuqezi nuk ka asnjë problem dhe Milani e nis pjesën e parë shtesë me Kutronen që merr vendin e Kastijehos. Pas një tjetër tentative të Ekdal, kuqezinjtë marrin iniciativë­n, të shtyrë edhe nga entuziazmi i Kontit dhe i Kutrones. Pikërisht, dyshja kombinon me

mbrojtësin që shërben saktë për sulmuesin që mposht Rafael. Teksa Reina kishte mbajtur për të disatën herë ekipin në lojë me një ndërhyrje ndaj Kovnackit, kuqezinjtë gjejnë forcat për të siguruar kualifikim­in. Pas golit të parë, Kutrone “peshkohet” përsëri nga një pasim i saktë.

Këtë herë është Çalhangolu që gjen bomberin, i cili mposht me një goditje ajrore Rafael, duke shuar kështu çdo shpresë vendëse për të vendosur ndeshjen nga pika e bardhë dhe duke blinduar kualifikim­in e Milanit që tashmë mund të mendojë për Superkupën.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania