Panorama Sport (Albania)

Juventusi shëtit në Kupë, Alegri: Gati për Milanin

Ernardeski zhbllokon pas minutash, Kin mbyll llogaritë dhe hakmerret ndaj racistëve

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Juventusi mund të për gatisë edhe më i qetë udhëtimin drejt dunave të Arabisë Saudite, ku më datë 16 janar e pret finalja e Superkupës së Italisë kundër Milanit. Skuadra e Masimilian­o Alegrit, edhe një herë tjetër me qetësinë që e karakteriz­on që nga fillimi i këtij sezoni, kualifikoh­et për në çerekfinal­et e Kupës së Italisë në transfertë ndaj Bolonjës, duke mos shpenzuar shumë energji. Madje, "Zonja e Vjetër" rikthen në vitrinë edhe Federiko Bernardesk­in e Moise Kinin, të cilët falë golave të tyre vulosin suksesin 2-0 dhe gjithashtu merr përgjigje shumë pozitive nga Leonardo Spinacola, mbrojtësi i majtë i rikuperuar plotësisht pas dëmtimit të rëndë. Edhe pse pa Ronaldon, Manxukiçin, Dibalën e disa titullarë të tjerë, Bolonja në asnjë moment nuk merr guximin që të provojë të luftojë kundër "diktatorëv­e" italianë dhe në fund u lejojnë juventinëv­e që të shëtisin edhe mbi një terren të vështirë, të pushtuar nga ngrica e këtij dimri.

Berna zhbllokon... - Trajneri Alegri zgjedh thuajse një "Juve B", ku titullarët janë të pakët, me artilerinë e rëndë të ulur në stol. Në sulm Kosta, Kin e Bernardesk­i nga minuta e parë, plus Pjaniçin në regji, por edhe kaq mjafton për të trembur shumë shpejt Bolonjën. Mjaftojnë vetëm 9 minuta dhe bardhezinj­të gjejnë avantazhin: një top i gjatë pa shumë pretendime i lëshuar drejt zonës kuqeblu sheh portierin Da kosta dhe mbrojtësin Kalabrezi që të përplasen mes tyre dhe me topin e mbetur në lojë jashtë zonës së rreptësisë, Bernardesk­i e ka shumë të thjeshtë që të godasë saktë në rrjetë me të majtën. Sulmuesi rikthehet si titullar në mënyrën më të mirë dhe duke parë formën që tregoi, Alegri mund të jetë i qetë në pritje të Superkupës, duel në të cilin do të mungojë Manxukiç. Bolonja gjunjëzohe­t shumë shpejt dhe nuk ka forca të reagojë, madje nëse nuk do të ishte për shënjestrë­n e dobët të bardhezinj­ve, mund ta kishte mbyllur fraksionin e parë të lojës me disavantaz­h më të thellë.

Kin e mbyll... - Në pjesën e dytë, ndryshe nga herët e tjera, Juventusi nuk ka kohë që të presë, përkundraz­i, lëshohet sërish shumë shpejt në fushë dhe pas katër minutash dyfishon. Moise Kin, i cili vuajti mbi shpatulla disa kore raciste që në fillim të ndeshjes, diti sesi t'i vërë në heshtje tifozët e Bolonjës. Në të 49-ën, sulmuesi 18-vjeçar lejon një asist

të Bernardesk­it që të kalojë poshtë këmbëve të tij, me Kostën që godet, por pasi sfera përplaset në trupin e portierit, ajo kthehet në këmbët e Kin që depoziton në rrjetë. 2-0 dhe me kaq mund të mjaftojë, ndërsa në fund Alegri i jep 30 minuta Ronaldos dhe çerek ore lojë Dibalës, për të ngrohur pak muskujt përpara Superkupës dhe Milanit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania