Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, kërcënojnë me gjyq edhe dy titullarë

Idrizi zbret në fushë, ka goleadë në miqësore

- ERMAL SIKA

Flamurtari i madh “shkatërron” të vegjlit. Ekipi i Ilir Dajës ka fituar thellë me rezultatin 8-0 ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar në Vlorë, në kuadër të fazës përgatitor­e dimërore, ndërsa përballë ka pasur ekipin e 19-vjeçarëve të Flamurtari­t. Ndeshja është luajtur në orën 14:00 në fushën sportive në Pyllin e Sodës. Pavarësish­t gjashtë mungesave që ka pasur në këtë ndeshje Flamurtari, ato nuk kanë ndikuar aspak të pengonin fitoren e thellë. Veliu, Bushiç, Kale, Alla, Maze dhe Beqaj nuk kanë luajtur në këtë takim, ndërsa kanë kryer stërvitje të diferencua­r. Pavarësish­t kësaj, trajneri Daja ka hedhur në fushë një formacion titullar me lojtarët kryesorë. Kështu, në portë është aktivizuar Kolici. Në mbrojtje trajneri Daja kishte vendosur Siljanovsk­in, Deliajn, Pollozhani­n dhe Kotobellin. Në mesfushë, Mustafa, Useini, Batha dhe në sulm Torasa, Ribaj dhe Musta.

NDESHJA - Qysh në pjesën e parë Flamurtari ka arritur të shënojë “furinë” e golave. Duket se në këtë ndeshje gola ka pasur për të gjithë. Ka qenë Musta ai që ka shënuar i pari, ndërsa vetëm pak minuta më vonë Riban shënon të dytin. I vjen radha përsëri Mustës që shënon golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin, ndërsa do të ishte Batha që do të shënonte më pas edhe golin e katërt në këtë pjesë të parë të takimit miqësor. Në pjesën e dytë nuk ka pasur shumë histori. Batha do të shënonte sërish, ndërsa gola do të vinin edhe nga Useini, e Mustafa. Trajneri Daja do të aktivizont­e në këtë ndeshje thuajse të gjithë stolin. Qirko, M. Qarri, J. Qarri, Ymeraj, Licaj, Muçollari, Diamanti, Haruni, Ziaj. Sapo futet në takim, i riu Haruni e justifikon teksa shënon edhe golin e tetë të ndeshjes. Në fund ka

buzëqeshur Flamurtari, ndërsa ekipi U-19 i Flamurtari­t nuk ka mundur dot që të shënojë as një gol nderi. Ndeshja është ndjekur nga afër edhe nga administra­tori Sinan Idrizi, si dhe nga drejtues të tjerë të klubit. Ndërkohë, edhe shumë tifozë

kanë ndjekur nga afër ekipin në këtë takim. Ndërkaq, kjo ishte ndeshja e dytë miqësore, që Flamurtari ka luajtur deri më tani në këtë fazë dimërore që po e zhvillon në Vlorë, ndërsa ndeshja e parë me Lushnjën përfundoi në barazim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania