Panorama Sport (Albania)

Solari mban peng Iskon: Nuk jam psikologu i tij

-

Ernesto Valverde ka analizuar situatën e skuadrës së Barcelonës në prag të ndeshjes me Eibarin. Ai gjithashtu nuk përjashtoi edhe një afrim të mundshëm të një sulmuesi të ri në skuadër pas largimit të Munir te Sevija. "Duhet të vlerësojmë situatën, është e qartë që me largimin e Munir është lënë një hapësirë në sulm, duke pasur parasysh edhe dëmtimin e Rafinjas. Kemi nevojë për një mesfushor të avancuar që për momentin po mbulohet me Alenën, por ai ka më shumë tipare të një mesfushori të mirëfilltë. Duhet të mendohemi mirë, sigurisht që do të merren në konsiderat­ë shumë faktorë, duke filluar nga ata ekonomikë. Në të kundërt do të marrim lojtarë nga skuadra e dytë", u shpreh tekniku katalanas. Më pas, Valverde foli edhe për kundërshta­rin: "Ata luajnë me një vetëbesim për t'u admiruar dhe kjo falë besimit që i ka dhënë trajneri i tyre. Ata do të mundohen të na vënë nën presion me lojën e tyre. Detyra jonë është te mos biem pre e këtij pre-

sioni dhe të zhvillojmë lojën tonë. Jemi të vetëdijshë­m për këtë mënyrë loje dhe do të marrim masat tona". Trajneri katalanas gjithashtu foli edhe për braziliani­n Kutinjo dhe formën e tij. "Ka ditë gjatë sezonit që gjërat shkojnë më mirë për një lojtar. Kutinjo ka luajtur disa ndeshje shumë të

mira dhe shpreson të ketë edhe shumë të tjera si ato. Ai duhet të përmirësoh­et si çdo lojtar tjetër. Dua të fokusohem te gjërat e mira të lojtarëve të mi, ashtu siç kam bërë me Dembelenë dhe Arturo Vidalin. Duhet të përmirësoh­emi në lojën tonë në mënyrë që Kutinjo të luajë së bashku me

Dembelenë. Dua një skuadër të balancuar, e aftë të sulmojë dhe të mbrohet njëkohësis­ht. Kutinjo si numër 9? Nuk e di nëse kjo mund të ndodhë, deri më tani nuk e kam menduar një gjë të tillë. Kam kërkuar për mundësi të tjera. Felipe luan më mirë si një sulmues anësor", u shpreh Valverde.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania